Home / Sport / KUPA E MAQEDONISË-ELIMINOHEN DRITA DHE RENOVA

KUPA E MAQEDONISË-ELIMINOHEN DRITA DHE RENOVA

Rabotniçki, Pelisteri dhe Skopje janë gjysmëfinalistët e parë të Kupës së Maqedonisë në futboll, pasi në ndeshjet e kthimit eliminuan Renovën, Dritën dhe Metalurgun. Gjysmëfinalisti i fundit do të mësohet të ejnten kur do të zhvillohet takimi Teteksi-Makedonija Gj.P.

Drita e Bogovinës nuk arriti të kalojë në gjysmëfinale pas disfatës 1:0 nga Pelisteri, edhe pse kishin rezultat aktiv nga ndeshja e parë, kur luajtën 2:2. Momenti vendimtar ndodhi në minutën e 44, kur Dimitrovski shënoi gol i cili u tregua të jetë vendimtar. Deri në fund Drita kishte disa raste të mira për të barazuar, mirëpo fati nuk ishte në anën e tyre. Në ndeshjet tjera, anëtari i Ligës së Dytë, Skopje përgatiti befasinë më të madhe, duke eliminuar Metalurgun. Barazimi 2:2 çoi Skopjen në gjysmëfinale, pasi ndeshja e parë u mbyll pa gola. Mbrojtësi i titullit Rabotniçki shënoi fitore 1:0 edhe në ndeshjen e kthimit kundër Renovës dhe me rezultat të përgjithshëm 5:0 kalon në gjysmëfinale. Ndeshja e fundit e çerekfinales së Kupës së Maqedonisë, mes Teteksit dhe Makedonija Gj.P duhet të zhvillohet të enjten në Tetovë, mirëpo pritet të shihet se a do të udhëtojë skuadra shkupjane për të zhvilluar këtë takim, kur dihet se këta kanë vendosur të bojkojtojnë kampionatin.

Rezultatet e 1/4 së finales së Kupës:
Metallurgu – Skopje 2:2
Renova – Rabotniçki 0:1
Drita – Pelisteri 0:1
Teteksi – Makedonija Gj.P ( e ejnte)

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *