Home / Sport / Kuqi – Lideri i Koblenzit

Kuqi – Lideri i Koblenzit

Shefki Kuqi e ka fituar shumë shpejt simpatinë në Gjermani, mbi të gjitha për mënyrën e festimit të golave. Trajneri i Koblenzit, Uwe Rapolder, e konsideron futbollistin kosovar si lider të Koblenzit. 33 vjeçari këtë sezon ka shënuar 7 gola, nga 11 sa i ka shënuar në tërësi klubi nga Bundesliga 2.

Gjatë verës që shkoi, trajneri Uwe Rapolder, e transferoi sulmuesin kosovar Shefki Kuqi tek Tus Koblenz. Menjëherë, përfaqësuesi finlandez u bë futbollist i rëndësishëm për klubin nga Bundesliga 2 gjermane, duke shënuar 7 gola, nga 11 sa ka shënuar komplet ky ekip.

Festimet e tij të veçanta të golave, duke ‘fluturuar’ në stilin e dallëndyshes, kanë vazhduar edhe në Gjermani. “Kjo duket mjaft spektakolare. Ai kërcen dy metra lart në ajër”, ka thënë trajneri Rapolder për uebfaqen spox.com.

Para se të arrinte në Gjermani, Kuqi po shkëlqente tek ekipi i Crystal Palace, i cili i ofroi vazhdimin e kontratës, por ai vendosi të largohej, për shkak të tretmanit jo të mirë, që i bënë gjatë qëndrimit në Selhurst Park.

Në Gjermani, ai e ka fituar simpatinë e të gjithëve. Madje trajneri Rapolder ia ka besuar shiritin e kapitenit, veteranit kosovar. “Ai jep gjithçka në fushë dhe është komplet i pastër. Është një futbollist me instinkt dhe një lider për futbollistët tjerë”, vazhdoi trajneri i Koblenz.

Pa dyshim, Rapolder ishte personi kryesor që e bindi Kuqin të shkonte në Gjermani. “Ai e ndryshoi mendjen kur kontaktoi personalisht me mua. Shefkiu e vizitonte vëllaun e tij, Njazi, në Koblenz dhe i përcillte stërvitjet e ekipit tonë. Më pas, kemi biseduar dhe jemi kuptuar mirë. Janë nevojitur disa javë, para se ta bindja që të vinte këtu”, kujton Rapolder.

Sipas tij, edhe vëllai i Shefkiut, Njaziu, ka luajtur rol të rëndësishëm në vendimin e tij. “Shefkiu nuk ka luajtur kurrë së bashku me vëllaun e tij, ishte i irrituar për këtë”, përfundoi Rapolder.

Trajneri gjerman pret që shumë shpejt, sulmi i Koblenz të përbëhet nga vëllezërit Kuqi, ngase Njaziun e përshkuan lëndimet e njëpasnjëshme këtë sezon.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *