Home / Lajme / Rajon / Kurti: Qeveria e Kosovës po lëshon pe në dëm të vendit

Kurti: Qeveria e Kosovës po lëshon pe në dëm të vendit

Prishtinë, 5 Nëntor 2009

Drejtues të Lëvizjes “Vetëvendosje” kanë paraqitur shqetësimin e tyre në lidhje me pikat kontestuese të territorit të Kosovës, me ç’rast kanë kritikuar Qeverinë e Kosovës se vazhdimisht po lëshon pe në dëm të vendit, me qëllim që të tërheqë sa më shumë njohje dhe të vendosë marrëdhënie diplomatike me vendet fqinje.

Në një konferencë për media të enjten, lideri i “Vetëvendosjes” Albin Kurti ka vlerësuar se jemi duke kaluar në një periudhë, kur kanë filluar të tjerët të na’ i vendosin tabelat mirëseardhëse, jo në pikat të cilat shënojnë kufirin e Kosovës, por duke hyrë thellë në brendi të territorit të saj.

Kurti: Qeveria e Kosovës po lëshon pe në dëm të vendit
(Video)
“Arsyeja pse Qeveria e Kosovës lëshon pe në dëm të Kosovës dhe atë vazhdimisht, është se ajo kërkon që të vendosë me çdo kusht marrëdhënie diplomatike me fqinjët, me ç’rast ata duke e parë këtë nevojë të madhe të Qeverisë së Kosovës për njohje, për pranim po kërkojnë territore gjithnjë e më shumë”, tha Kurti.

Për më tepër, Kurti theksoi se për shkak të zgjedhjeve lokale, temat e rëndësishme siç janë veriu, decentralizimi, privatizimi dhe çështja e kontesteve territoriale, kanë kaluar në çështje dytësore.

Ai kritikoi politikanët, duke thënë se ata po garojnë për pozitat e tyre, duke vendosur në plan të parë interesat personale, pavarësisht asaj që Kosova po humb pjesë të rëndësishme të territorit.

Kurti: Kosova po humb pjesë të rëndësishme të territorit
(Video)
“Në këtë mënyrë politikanët po garojnë për postet e tyre, për të fituar më shumë para përmes votave të qytetarëve. Por në anën tjetër ne po humbim territor dhe me këtë rast, ky nuk është çfarëdo territori, i cili matet me sipërfaqe, por bëhet fjalë zakonisht për territor ku janë të përfshira kuotat e larta malore, që kanë rëndësi strategjike dhe ushtarake, si dhe burimet e ujit”, tha Kurti.

Ai pohoi se këto konteste territoriale i kanë rrënjët te marrëveshja e Kumanovës ndërmjet KFOR-it dhe ushtrisë jugosllave, në të cilën nuk mori pjesë asnjë shqiptar. Sipas tij harta topografike, e cila është miratuar në këtë marrëveshje, ka qenë tërësisht në interes të Serbisë.

Kurti tha se pavarësisht përpjekjeve për të gjetur këtë hartë, ajo vazhdon të mos bëhet publike as sot e kësaj dite

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *