Home / Sport / Kuzhe zbulon të besuarit anti-Estoni

Kuzhe zbulon të besuarit anti-Estoni

Trajneri i Kombëtares kuqezi, Josip Kuzhe, ka bërë publike listën e lojtarëve që do të ketë në dispozicion për miqësoren e 14 nëntorit ndaj Estonisë në Talin.

Në listën prej 18 futbollistësh bie në sy mungesa e Erion Bogdanit (i operuar në hundë) dhe Ervin Bulkut (i dëmtuar). Gjithashtu, kroati i pankinës sonë nuk ka thirrur as mesfushorin Besart Berisha, i cili nuk është aktivizuar me skuadrën e Arminia Bielefeldit në Bundesligën 2.

Kuzhe nuk ka preferuar të shtojë lojtarë të rinj në listën e tij, sepse ata futbollistë të vëzhguar prej tij në kampionatin tonë, nuk e kanë bindur për një vend në ekipin kombëtar. I vetmi emër i ri është ai i mesfushorit të Dinamos, Gentian Muça, që do të zëvendësojë Ervin Bulkun.

Pjesa tjetër është tashmë e njohur dhe nuk ka asnjë surprizë. Përveç Bogdanit, Bulkut dhe Berishës, të gjithë kuqezinjtë e grumbulluar edhe në takimet e mëparshme do të jenë në dispozicion të trajnerit kroat për takimin miqësor që do të luhet më 14 nëntor në kryeqytetin e Estonisë, Talin.

Ja lista e lojtarëve të grumbulluar:

Portierë
Samir UJKANI
Isli HIDI

Mbrojtës
Armend DALLKU
Andi LILA
Debatik CURRI
Franc VELIU
Ansi AGOLLI

Mesfushorë
Gentian MUÇA
Ervin SKELA
Lorik CANA
Gilman LIKA
Jetmir SEFA
Emiliano VILA
Klodian DURO
Jahmir HYKA

Sulmues
Elis BAKAJ
Edmond KAPLLANI
Hamdi SALIHI

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *