Home / Sport / Lampard: Më pëlqen të jem në vendin e Ançelotit

Lampard: Më pëlqen të jem në vendin e Ançelotit

Mesfushori anglez i Çelsit, Frenk Lampard, dëshiron që pas përfundimit të karrierës si futbollist, të drejtojë një skuadër italiane.

“Trajnerët italianë sjellin me vete një disiplinë të jashtëzakonshme, janë shumë të organizuar, punojnë shumë në aspektin taktik”, nënvizoi Lampard. Më tej ai ka shtuar se një nga trajnerët e parë që ka njohur, ka qenë Klaudio Ranieri, i cili i ka dhënë shumë.

“Ai më mësoi si të stërvitem, por edhe si të ha, si të jetoj si një profesionist. Kam një respekt të madh për të, për atë që ai diti të më japë si njeri. Kapelo dhe Ançeloti kanë personalitete të ndryshme, por mënyra e tëyre e të punuarit në fushë është e njëjtë. Ndoshta ky është sekreti i vërtetë i suksesit të tyre”, shtoi mesfushori londinez.

Pastaj ai zbulon edhe një prapaskenë të merkatos: ishte pranë kalimit tek Interi. “Po, e konfirmoj. Verën e kaluar u mendova gjatë për t’iu bashkuar Hoze Mourinjos, të cilin e konsideroj një baba të futbollit. Pastaj, Interi është një klub i madh, me një histori fantastike. Por në fund, së bashku me familjen vendosëm të qëndrojmë në Londër. Besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur”, përfundoi Frenk Lampard.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *