Home / Sport / Lamtumirë Robert Enke…!

Lamtumirë Robert Enke…!

45 mjië njerëz kanë marrë pjesë mbrëmë në ceremoninë e lamtumirës për portierin e Hanoverit dhe kombëtares gjermane, Robert Enke, të vetëvrarë disa ditë më parë.

Enke, 32 vjeç, u gjet të martën i vetëvrarë në shinat e trenit. Në stadiumin “AWD Arena” të Hanoverit ishin të pranishëm më shumë se 45 mijë njerëz, midis të cilëve edhe figura nga bota e sportit dhe politikës.

Futbollistët e Hanoverit dhe të kombëtares gjermane kishin përgatitur kurora me lule, të cilat i vunë para arkivolit që ishte vendosur në qendër të fushës. Ndërkohë, në një ekran gjigant shfaqeshin pamje të Enkes, të shoqëruara nga e famshmja këngë e “The Beatles”, “You will never walk alone”.

E gjithë ceremonia u transmetua direkt nga televizione të ndryshme gjermane. Sot Robert Enke do të prehet pranë vajzës së tij 2-vjeçare, që humbi jetën në vitin 2006, si pasojë e një problemi në zemër.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *