Home / Lajme / Rajon / LDK-ja kërkon sqarim nga Thaçi

LDK-ja kërkon sqarim nga Thaçi

20 nëntor
Ndërkohë nëpërmjet një kumtese për media, partneri qeverisës, LDK-ja ka dal me një deklaratë, ku thuhet se kjo parti është parti e përgjegjshme dhe është për stabilitet institucional. “LDK-ja është e angazhuar për të mbajtur koalicionin në nivel qendror, por e mban edhe të drejtën të bëjë koalicion në nivel lokal”, thuhet në kumtesë, që le të kuptohet se LDK-ja nuk do të zmbrapset nga marrëveshja me AAK-në e Ramush Haradinajt për përkrahje të njëra-tjetrës gjatë balotazhit për kryetarë komunash, që do të mbahet më 13 dhjetor.

Urim Hasipi
Është pamundësuar të premten vazhdimi i seancës së Kuvendit të Kosovës, pasi deputetët kanë kërkuar sqarim nga kryeministri Hashim Thaçi për deklarimet për prishje të koalicionit qeverisës PDK-LDK.
Kryeparlamentari Jakup Krasniqi është detyruar që ta shtyjë për të hënën vazhdimin e punimeve të seancës, pasi deputeti i LDK-së, Fatmir Rexhepi kërkoi nga kryeministrit Thaçi, njëherësh kryetar i PDK-së, të jep shpjegime për tentimin për të prishur koalicionin, që u paralajmëruar gjatë mbrëmjes të së enjtes. Pas kësaj ndërhyrje kryeministri e ka ndërprerë prezantimin e projektbuxhetin për vitin 2010.

Ndërkohë nëpërmjet një kumtese për media, partneri qeverisës, LDK-ja ka dal me një deklaratë, ku thuhet se kjo parti është parti e përgjegjshme dhe është për stabilitet institucional. “LDK-ja është e angazhuar për të mbajtur koalicionin në nivel qendror, por e mban edhe të drejtën të bëjë koalicion në nivel lokal”, thuhet në kumtesë, që le të kuptohet se LDK-ja nuk do të zmbrapset nga marrëveshja me AAK-në e Ramush Haradinajt për përkrahje të njëra-tjetrës gjatë balotazhit për kryetarë komunash, që do të mbahet më 13 dhjetor.
Paraprakisht edhe PDK-ja nëpërmjet një kumtese për media njoftoi se mbetet fuqimisht e përkushtuar për stabilitetin funksional të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës dhe procesin e shtetndërtimit.

Nëpërmjet një kumtese për media, PDK-ja, të premten ka njoftuar se mbetet fuqimisht e përkushtuar për stabilitetin funksional të institucioneve qendrore të Republikës së Kosovës dhe procesin e shtetndërtimit.

“Zgjedhjet lokale të 15 nëntorit, të lira, fer dhe demokratike dhe me gjithëpërfshirje, nuk do të mund të ndikojnë në funksionimin e mirë të institucioneve qendrore: Kuvendit, presidentit dhe Qeverisë së Kosovës. Partneriteti i koalicionit në nivel qendror mbetet i konsoliduar dhe i pacenueshëm e funksional, në pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës dhe marrëveshjen e koalicionit deri në zgjedhjet nacionale të vitit 2011. PDK-ja do të vazhdojë përkushtimin në filozofinë e shtetndërtimit dhe unitetit në prag të procesit të Republikës së Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë dhe pritjes së njohjeve të reja dhe proceseve integruese euro-atlantike”, thuhet në kumtesë.

Në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes ishte bërë e ditur se prishet koalicioni qeverisës PKD-LDK. PDK-ja kishte vendosur të largojë partnerin e saj qeverisës, LDK-në pasi kishte bërë një marrëveshje të njëanshme, duke bërë koalicion me AAK-në në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komunash.
Në orët e vona të mbrëmjes të së enjtes ishte bërë e ditur se prishet koalicioni qeverisës PKD-LDK. PDK-ja kishte vendosur të largojë partnerin e saj qeverisës, LDK-në pasi kishte bërë një marrëveshje të njëanshme, duke bërë koalicion me AAK-në në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komunash.(Zhurnal)

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *