Home / Sport / Leonardo sheh drejt titullit: Mund t’ia dalim!

Leonardo sheh drejt titullit: Mund t’ia dalim!

Kuqezinjtë ndodhen shtatë pikë pas Interit kryesues, megjithatë, trajneri brazilian beson se skuadra e tij mund të luftojë për kampionat.

Leo vlerëson fitoren e djeshme kundër Lacios në “Olimpiko” (e gjashta për milanin, tre prej të cilave në transfertë). “Ishte një ndeshje e vështirë, por që e përballuam në mënyrën më të mirë. Nuk ishte e lehtë ndaj një Lacio, që sidomos pjesën e dytë, na vuri shumë në vështirësi”, shpjegoi trajneri kuqezi.

Pastaj, braziliani nuk e fshehu objektivin për këtë sezon në kampionat: “Po, mund të luftojmë për të fituar kampionatin. Por të gjithë jemi të ndërgjegjshëm se rruga drejt titullit është shumë e gjatë dhe kërkon përkushtim dhe punë”, shtoi ai.

Në fund, Leonardo foli edhe për skemën e lojës, që aq shumë i pëlqen Berluskonit dhe Galianit. “Praktikisht luajtëm me katër sulmues: Romaldinjo, Pato, Borielo dhe Sedorf. Duhet të gjejmë më tepër ekuilibër, megjithatë nuk do të heqim dorë nga filozofia e lojës sulmuese”, nënvizoi kreu i pankinës kuqezi.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *