Home / Sport / Liga e Kampionëve, rikthehet magjia e topkëmbës

Liga e Kampionëve, rikthehet magjia e topkëmbës

Liga e Kampionëve rikthehet sonte me të tjera emocione në ndeshjet e katërta të grupeve A, B, C dhe D.

Vëmendja e opinionit evropian është e përqendruar në “San Siro”, ku Milani do të presë Realin e Madridit pas leksionit që i dha para dy javësh në “Santiago Bernabeu”. Të dyja ekipet janë me nga gjashtë pikë, dhe një rezultat pozitiv në këtë super përballje do të vendoste shumë për ecurinë e mëtejshme të grupit C.

Milani vjen nga një moment i mirë në kampionat. Ndërkohë, në anën tjetër një humbje tjetër e Realit nuk do të kishte asnjë lloj vlere për qëndrimin e Manuel Pelegrinit në krye të “galaktikëve” madrilenë.

Në ndeshjen tjetër të grupit C, Olimpiku i Marsejës do të presë brenda në fushën e vet modestët e Zyrihut. Të dyja këto ekipe kanë nga tre pikë, ndërkohë që objektivi i tyre kryesor është kualifikimi për në Ligën Evropiane, pse jo edhe ndonjë surprizë për të vazhduar më tej në Ligën e Kampionëve.

Në grupin A gjermanët e Bajernit të Mynihut do të presin Bordonë, ndërsa Juventusi do të udhëtojë në Izrael për tu ndeshur me Makabi Haifan.

Grupi B rezervon përballjet Beshiktash-Volfsburg dhe Mançester-CSKA e Moskës. Përballja e parë paraqitet më interesante, pasi turqit arritën të marrin një barazim kundër gjermanëve në ndeshjen e parë. Ndërkohë që për Mançesterin mendohet vetëm për një formalitet përballë rusëve.

Apoel-Porto dhe Atletiko-Çelsi janë dy sfidat e grupit D. Qipriotët e Apoelit, ekip në të cilin aktivizohet edhe Altin Haxhi, kërkojnë të marrin një rezultat pozitiv për të kaluar në Ligën e Evropës. Ndërkohë që një rezultat negativ i Atletikos përballë Çelsit nuk do të përbënte asnjë çudi, pasi madrilenët këtë vit janë çudia vetë pas kolapsit që i ka përfshirë që nga fillimi i sezonit.

Ndeshjet do të fillojnë të gjitha në orën 20:45. Tabelën e plotë me të gjitha grupet e Ligës së Kampionëve mund ta shihni anësh indeksit.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *