Home / Sport / Liga e Kampioneve, super Barca gjunjezon Interin-Eliminohet Liverpool

Liga e Kampioneve, super Barca gjunjezon Interin-Eliminohet Liverpool

Fiorentina dhe Arsenali jane skuadrat e kualifikuara ne raundin tjeter te Liges se Kampioneve, nderkohe qe Barcelona ka gjunjezuar ne Kamp Nou 2-0 Interin qe vazhdon te mbetet nje skuader e forte vetem ne kampionatin Italian. Me fitore kundër Lyonit, Fiorentina eliminoi Liverpoolin nga Liga e Kampionëve.

Super Barca, pa Messin dhe Ibrahimovic ka dominuar te gjithe supersfiden duke mos i lejuar per asnje moment kampionet e italise te tregohen si te tille.

Ne fillim eshte Pike qe kaloi katalanasit ne avantazh, nderkohe qe Pedro Rodriguez dyfishoi rezultatin qe mbeti i pandryshuar deri ne fund.

Fitorja e Barcelones dhe barazimi mes Rubin Kazan dhe Dinamo Kiev ka rihapur shpresat e te 4 skuadrave te grupit F te shpresojne te kualifikimi.

Fiorentina ka fituar 1-0 me Lionin duke i rimare kesaj te fundit kreun e grupit E me 12 pike. Ky sukses i jep te drejten skuadres se Prandelit te kaloje ne raundin tjeter edhe pse ka edhe nje ndeshje per te perfunduar faza e grupeve.

Ka fituar edhe Liverpuli 1-0 me Debrecenin, por rezultati i Fiorentina-Lion i ka eliminuar ata prej kompeticionit me te rendesishem per klube ne Europe. Ne grupin G, Sevilja ka humbur 1-0 ne Rumani me Urziceni por ka ruajtur vendin e pare, nderkohe qe Shtutgart ka fituar 2-0 ne transferte me Rejnxhers.

Nje tjeter skuader e kualifikuar eshte edhe Arsenali qe ka fituar perpara tifozeve te vet 2-0 ndaj Standart Liezh, ndersa sfida tjeter mes AZ Alkmar dhe Olimpiakos ka perfunduar ne barazim 0-0.

Liga e Kampionëve

Grupi E
Fiorentina – Lyon 1:0
Debrecen – Liverpool 0:1

Tabela ND PI
1. Fiorentina 5 12
2. Lyon 5 10
3. Liverpool 5 7
4. Debrecen 5 0

Grupi F
Barcelona – Inter 2:0
Rubin Kazan – Dynamo Kyiev 0:0

Tabela
1. Barcelona 5 8
2. Inter 5 6
3. Rubin 5 6
4. Dynamo 5 5

Grupi G
Unirea Urziceni – Sevilla 1:0
Rangers – Stuttgart 0:2

Tabela
1. Sevilla 5 10
2. Unirea 5 8
3. Stuttgart 5 6
4. Rangers 5 2

Grupi H
Arsenal – Standard L. 2:0
AZ Alkmaar – Olympiakos 0:0

Tabela
1. Arsenal 5 13
2. Olympiacos 5 7
3. Standard 5 4
4. AZ Alkmaar5 3

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *