Home / Sport / Liverpool koncentrohen tek Europa League

Liverpool koncentrohen tek Europa League

Me gjithë fitoren në Budapest, Liverpool i trajnerit Rafa Benitez është eliminuar nga Liga e Kampionëve në fazën e grupeve. Megjithatë ata tani vetes i kanë dhënë një detyrë tjetër dhe ajo është të koncentrohen në fitimin e Europa League-s.

Reds që një kohë janë në krizë të rezultateve, të cilat u kushtuan të përshëndeteshin nga kompeticioni më i rëndësishëm evropian para kohe. Tash, pesë herë kampioni evropian do të koncentrohet te gara e dytë më e rëndësishme evropiane – Europa League.

“Është me të vërtetë frustuese të dalësh në këtë mënyrë. Erdhëm në Hungari për të fituar dhe fituam. Por, kjo nuk mjaftoi asgjë për ta evituar eliminimin nga Liga e Kampionëve. Tash do të vazhdojmë të luajmë në Europa League, ndërsa do ta bëjmë të pamundurën për ta fituar këtë trofe”, u shpreh trajneri spanjoll pas ndeshjes. Edhe kapiteni, Steven Gerrard sheh përpara.

Ai thotë se kjo është një mundësi për ta konstruktuar që nga tash të ardhmen e ekipit. “Luajtëm mirë dhe i merituam të 3 pikët, andaj është mjaft zhgënjyese të mos vazhdojmë këtë sezon në Ligën e Kampionëve. Sidoqoftë, mund të fillojmë nga sot për ta ndërtuar të ardhmen tonë në një periudhë të shpejtë. Kemi disa futbollistë që janë të gatshëm të rikthehen nga lëndimi, kështu që mund të luftojmë për diçka të rëndësishme këtë sezon”, tha mesfushori anglez.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *