Home / Sport / Liverpooli e ka humbur rrugën

Liverpooli e ka humbur rrugën

Liverpooli nuk mundi të fitoi kundër Birminghamit, por luajti baras 2:2, në javën e 12-të të premierligës angleze në futboll.

Liverpoli në pjesën e parë të lojës ishte në disavantazh me rezultat 1:2, por në pjesën e dytë shpëtoi nga humbja, duke nxjerrë një pikë. Skuadra e Liverpoolit zhgënjeu adhuruesit e vet më këtë barazim dhe është larg formës së dëshiruar. D.N’Gog shënoi për epërsinë 1:0 në minutën e 13-të për Liverpoolin, ndërsa mysafirët pas 13 minutave (26′) barazuan me golin e Benitezit. Jerome në minutën e fundit të pjesës së parë shënoi për 1:2 për mysafirët. Mirëpo, në pjesën e dytë Liverpooli barazoi 2:2 me golin e Gerrard të realizuar nga penalltia në minutën e 71-të. Si duket Liverpoolit i ka humbur rruga në oborrë dhe kjo po shihet më së miri edhe me rënditjen aktuale në tabelë, pikërisht zë vendin e shtatë me 19 pikë ose 11 më pak se i pari, Chelsea, kurse Birminghami radhitet i 15-ti me 12 pikë.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *