Home / Sport / Liverpul, rrezikon Benitezi, tifozët duan ndryshimin

Liverpul, rrezikon Benitezi, tifozët duan ndryshimin

Sipas një sondazhi të të përditshmes britanike “Sun”, tifozët e Liverpulit janë të pakënaqur nga trajneri spanjoll dhe duan largimn e tij.

Në fakt, në sondazhin e para disa ditëve (pas humbjes me Fulhamin në Premier Ligë), 54.1% e të pyeturve mendonin se Benitez duhet të qëndrojë në krye të pankinës së kuqe. Por sot, sipas sondazhit të “Sun”, rezulton se 56% e votuesve mendojnë se spanjolli duhet të largohet nga stoli i Liverpulit dhe vetëm 44% e mbështesin.

Tashmë duhet një mrekulli që “The Reds” të kalojnë në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve (4 pikë ka Liverpuli, kurse Lioni është kualifikuar dhe Fiorentina është një hap largme 9 pikë). Megjithatë, Rafa Benitez vazhdon të rrijë i qetë (edhe sepse e di se klubi nuk ka para të mjaftueshme për t’ia ndërprerë kontratën).

“Nuk besoj se vendi im është në rrezik – tha ai pas barazimit të mbrëmjes së djeshme në Francë -. Dhe nuk mendoj për këtë, por për ndeshjen e radhës më 24 nëntor. Edhe pse gjithçka është bërë shumë e vështirë, kualifikimi nuk është një çështje e pamundur. E kemi treguar edhe herë të tjera se mund të bëjmë gjëra të mëdha”.

Gjithashtu lexo

Ylli i Shkëndijës: Nuk kemi çfarë të humbasim ndaj Milanit

Ardian Cuculi ka thënë se Shkëndija do të tentojë të bëjë lojën e saj dhe …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *