Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia brenda tre muajve do të hapë ambasadë në Prishtinë

Maqedonia brenda tre muajve do të hapë ambasadë në Prishtinë

Shkup, 6 nëntor
Takimi i sotëm do të hapë faqe të re cilësore midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës. Konsideroj se kjo do t’u shërbejë jo vetëm të dy vendeve, por edhe zhvillimit plotësues të stabilitetit dhe bashkëpunimit ekonomik në rajon”, theksoi Milloshoski.

Ai potencoi se hapja e ambasadës më nuk është çështje e vullnetit politik, por çështje e protokolit dhe kohës dhe pret që kjo procedurë të zgjasë dy deri tre muaj.

Urim Hasipi
Maqedonia dhe Kosova së shpejti do të emërojnë ambasadorë të tyre në Prishtinë dhe në Shkup, me ç’rast do të hapet fazë e re në marrëdhëniet e ndërsjella, deklaruan në konferencën e sotme të përbashkët për shtyp shefat e diplomacive të të dyja vendeve Antonio Milloshoski dhe Skënder Hyseni.

“Takimi i sotëm do të hapë faqe të re cilësore midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Kosovës. Konsideroj se kjo do t’u shërbejë jo vetëm të dy vendeve, por edhe zhvillimit plotësues të stabilitetit dhe bashkëpunimit ekonomik në rajon”, theksoi Milloshoski.

Ai potencoi se hapja e ambasadës më nuk është çështje e vullnetit politik, por çështje e protokolit dhe kohës dhe pret që kjo procedurë të zgjasë dy deri tre muaj.

Ministri kosovar i Punëve të Jashtme Skënder Hyseni vlerësoi se me takimin e sotëm të parë zyrtar me Milloshoskin në Shkup hapet bashkëpunim i ri midis dy vendeve, ndërsa partneritetin që do ta ndërtojnë, siç thotë, do të shërbejë si model për qasje pozitive në rajon.

Të dy ministrat theksuan se në takim është biseduar për intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me ç’rast interes i veçantë është treguar për energjetikën, tregtinë dhe bashkëpunimin policor.

Milloshoski mes të tjerash u përqëndrua edhe në përfundimin e suksesshëm të demarkacionit të kufirit Maqedoni-Kosovë.

“Maqedonia është vendi i vetëm nga Sllovenia deri në Qipro i cili tërësisht i ka shënuar kufijtë e saj. Me këtë Maqedonia konfirmoi se është e gatshme të zgjidhë çdo çështje kur ka partner konstruktiv nga ana tjetër”, tha Milloshoski.

Hyseni, i cili qëndron për vizitë të parë zyrtare në Republikën e Maqedonisë, sot duhet të takohet edhe me presidentin Gjorge Ivanov dhe me kryeministrin Nikolla Gruevski. Shefi i diplomacisë kosovare do të takohet edhe me nënkryetarin e Kuvendit Rafiz Haliti, si dhe me përfaqësuesit e partive parlamentare shqiptare.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *