Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia mbetet në bisedimet për emrin edhe krahas pozicioneve maksimaliste të Greqisë

Maqedonia mbetet në bisedimet për emrin edhe krahas pozicioneve maksimaliste të Greqisë

Shkup, 17 nëntor
Siç njoftojnë mediat në Maqedoni, pala greke në takimet e fundit me Methju Nimicin me përfaqësuesit e dy vendeve Zoran jolevski dhe Ademantios Vasilakis në Nju-Jork, përveç emrit të përbërë që sipas saj do të duhet të jetë “Republika Maqedonia Veriore” ose “Republika Maqedonia e Re”, Athina kërkon që ta përdorë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, por edhe për përdorim të brendshëm, si dhe në komunikimin me 127 vende tashmë e njohën Republikën e Maqedonisë në emrin kushtetues. Qeveria e re greke, midis të tjerave, kërkon që fjala “veriore” ose “e re” në emër të përdoret edhe gjatë emërtimit të kombit maqedonas, më pas përdorimin e toponimeve greke në vend të atyre maqedonase për fshatrat dhe qytete të Greqisë, si dhe ndryshimin e kodit aktual ndërkombëtar dhe atë në internet MK.

Urim Hasipi
Republika e Maqedonisë mbetet aktivisht e kyçur në bisedimet që zhvillohet nën patronazhin e KB-së edhe krahas pozicioneve maksimaliste të Greqisë dhe pret nga Athina të përmbahet afër dispozicioneve nga Marrëveshja e përkohshme dhe të mos e pengojë integrimin e saj euroatlantik.

Ky është konkluzioni nga takimi i mbrëmshëm i kreut të shtetit, në të cilën përfaqësuesi i Maqedonisë në bisedimet për emrin ambasadori Zoran Jolevski e informoi për pozicionet maksimaliste të palës greke, të cilat i janë prezantuar ndërmjetësuesit Methju Nimis në takimin e fundit në Nju-Jork.

“Në frymën e Marrëveshjes së përkohshme dhe duke respektuar normat e saj, Republika e Maqedonisë dhe mëtej do të mbetet në mënyrë aktive e kyçur në këtë dialog dypalësh, i cili zhvillohet nën patronazhin e KB-së. Presim që fqiu ynë jugor të përmbahet afër normave të Marrëveshjes së përkohshme dhe mandatit që e ka ndërmjetësuesi Nimic dhe në bazë të së cilës mund të përcaktojë dinamika të caktuara dhe hapi diskutime për çështje të caktuara. Në të njejtën kohë konsiderojmë se me respektimin e Marrëveshjes së përkohshme Qeveria në Athinë do të përkushtojë vëmendje të mjaftueshme dhe normave dhe dispozitave të saj që kanë të bëjnë me mbështetjen e vendit tonë kur bëhet fjalë për integrime euroatlantike, në organizatat dhe institucionet ndërkombëtare ku Republika e Greqisë është anëtare”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski mbrëmë pas takimit të kreut shtetëror.

Ai potencoi se pozicionet maksimaliste të Athinës nuk kanë qenë befasi të mëdha për palët e Maqedonisë, për shkak se deri më tani në një mënyrë apo një tjetër kanë qenë të informuar. Tani vlerësoi Milloshoski, janë komunikuar në mënyrë më eksplicite dhe më zyrtare.

Ai paralajmëroi se ambasadori Jolevski në ditët e ardhshme do të jetë në dispozicion të partive politike relevante dhe kampionët e tyre politikë, të cilët duan t’i njoftojnë drejtpërdrejtë për ngjarjet më të rëndësishme. “Konsideroj se ky do të jetë një rast i mirë për çdo politikan serioz të interesuar në Republikën e Maqedonisë t’i dëgjojë nga dora e parë informacionet më të reja, të cilat mund t’i kumtojë Jolevski pas takimeve të tij në Nju-Jork”, shtoi Milloshoski.

Në takim ishin të pranishëm presidenti Gjorge Ivanov, kryeministri Nikolla Gruevski, zëvendëskryeministri për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, Abilaqim Ademi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Antonio Milloshoski.

Siç njoftojnë mediat në Maqedoni, pala greke në takimet e fundit me Methju Nimicin me përfaqësuesit e dy vendeve Zoran jolevski dhe Ademantios Vasilakis në Nju-Jork, përveç emrit të përbërë që sipas saj do të duhet të jetë “Republika Maqedonia Veriore” ose “Republika Maqedonia e Re”, Athina kërkon që ta përdorë edhe në marrëdhëniet ndërkombëtare, por edhe për përdorim të brendshëm, si dhe në komunikimin me 127 vende tashmë e njohën Republikën e Maqedonisë në emrin kushtetues. Qeveria e re greke, midis të tjerave, kërkon që fjala “veriore” ose “e re” në emër të përdoret edhe gjatë emërtimit të kombit maqedonas, më pas përdorimin e toponimeve greke në vend të atyre maqedonase për fshatrat dhe qytete të Greqisë, si dhe ndryshimin e kodit aktual ndërkombëtar dhe atë në internet MK.
Ndërsa PDSH-ja thotë se eshtë qëndrim I kryetarit të PDSH se partitë politike maqedone dëshirojnë të krijojnë një situatë virtuale sa I përket referendumit dhe me anë të atij referendumi dëshirohet të legjimitohet një parti e mprapsht, dhe në maqedoni ka shumë probleme, sidomos çështja shqiptare është skajmshëmrisht e lënë anash dhe e diskriminuar dita ditës rëndohet situata e shqiptarëve.prandaj ne si pdsh, punojmë në teren që të sezibilojmë opinionin e brendshëm dhe të jashtëm, se në Maqedoni nuk ekziston vetëm problemi I emrit por ka probleme si me buxhetin, arsimin, kultura etj.
Qëndimi I PDSH-së është se takimet e liderëve janë kot e kot fare.Dihet se PDSH-ja I ka bojkotuar disa takime, sigurisht se ky është vetëm marketing, pra çështjet zgjidhen me dialog të vërtetë dhe serioz dhe PDSH-ja tërë kohës është duke e ëkrkuar këtë dialog”, ka deklaruar zyrtarë I lartë I PDSH-së për televizionin Koha.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *