Home / Sport / Maqedonia mund 3:0 Kanadanë

Maqedonia mund 3:0 Kanadanë

Maqedonia ka shënuar fitore bindëse 3:O përballë Kanadasë, në takimin miqësor të zhvilluar në Strumicë.

Përfaqësuesja e Maqedonisë në futboll, në përballjen miqësore në Strumicë, të shtunën mundi Kanadanë me rezultat 3-0. Pas pjesës së parë pa gola, rezultatin e hapi Goce Sedloski në minutën e 48-të, ndërsa Goran Pandev shënoi dy gola nga penaltia, në minutën e 60-të dhe 90-të. Mysafirët nga Kanada nuk realizuan 2 penalti në këtë përballje. Së pari Kjum huqi portën e Maqedonisë, ndërsa më vonë portieri Paçovski për mrekulli ndali goditjen e Xheksonit. Përballjen e ardhshme miqësore, Maqedonia do të zhvillojë më 18 nëntor në Teheran, kundër kombëtares së Iranit.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *