Home / Lajme / Maqedoni / Maqedonia ndërpret ekstradimin e kosovarëve në Serbi

Maqedonia ndërpret ekstradimin e kosovarëve në Serbi

26 nëntor-
Supozohet se numri i tyre është rreth 4.000, kryesisht ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Deri tani ka pasur disa situata kur ish pjesëtarë të UCK-së kosovare janë arrestuar në Maqedoni dhe ka ekzistuar rreziku për ekstradimin e tyre në Serbi, ku i kanë pritur dënime drakonike.

Kosovarët të cilët kërkohen me fletarrest ndërkombëtarë nga policia serbe, në të ardhmen nuk do të ekstradohen nga Maqedonia në Serbi. Ekstradimi i kosovarëve prej Maqedonie në Serbi do të ndërpritet pas marrëveshjes për readmisim të cilën më 3 dhjetor pritet ta nënshkruajnë ministrat e punëve të Brendshme të Maqedonisë dhe Kosovës, Gordana Jankullovska dhe Zenun Pajaziti, njoftojnë për ueb portalin “zhurnal” burime në Qeverinë e Maqedonisë.

Nga kjo marrëveshje më së tepërmi do të përfitojnë kosovarët të cilët akoma nuk mund të lëvizin lirshëm në Maqedoni, pasi përmes Interpolit kërkohen nga policia serbe.

Supozohet se numri i tyre është rreth 4.000, kryesisht ish pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Deri tani ka pasur disa situata kur ish pjesëtarë të UCK-së kosovare janë arrestuar në Maqedoni dhe ka ekzistuar rreziku për ekstradimin e tyre në Serbi, ku i kanë pritur dënime drakonike.

Në shumë raste është dashur intervenimi i instancave më të larta të politikës shqiptare në Maqedoni, por edhe intervenimi i funksionarëve të lartë kosovarë, që të arrestuarit në fjalë të mos ekstradohen në Serbi”, njoftojnë të njëjtat burime qeveritare në Shkup.

Ato paralajmërojnë se pas nënshkrimit të marrëveshjes, këto situata të palakmueshme do të tejkalohen. “Edhe në rast se ndonjë kosovarë arrestohet nga policia maqedonase me kërkesë të Interpolit, ata në të ardhmen do të ekstradohen në Kosovë e jo në Serbi”, theksojnë në Qeverinë e Maqedonisë. / Zhurnal /

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *