Home / Lajme / Maqedoni / Marsh në shpatiet e sharrit për nder të Ditës së Flamurit

Marsh në shpatiet e sharrit për nder të Ditës së Flamurit

16 nëntor-
“Tubimi i bjeshkatarëve do të bëhet nga ora 7:00 – 7:30 në qendër të Tetovës, prej ku, në mënyrë të organizuar me automjete personale ose me taksi, shpenzimet e të cilëve i heqin vetë marshuesit nisemi për në Brezovicë – në pikën e startit të marshit, që do të jetë në orën 8:00.Pas pushtimit të majës së Gurit të Kuq, me lartësi mbidetare prej 1830 m, në Livadhin e Begjit nga ora 12:30 deri në ora 14:00 do të organizohet një drekë me ushqime tradicionale vendase, me ç`rast, për nder të bjeshkatarëve mysafirë dhe të gjithë pjesmarrësve të tjerë, nuk do të mungojnë as surprizat e rastit”, tha Sulejmani.

Urim Hasipi
Për nder të 28 nëntorit, Ditës së Flamurit kombëtar shqiptar, shoqata bjeshkatare alpiniste “Sytë e Sharrit ” nga Tetova organizon marshin tradicional ndërkombëtar për nderë të kësaj feste. Sipas Fatmir Sulejmanit, përfaqësues I kësaj shoqate marshi do të organizohet më 28 nëntor dita e shtunë edhe atë në relacionin Tetovë, Sellcë, Guri i Kuq.

“Tubimi i bjeshkatarëve do të bëhet nga ora 7:00 – 7:30 në qendër të Tetovës, prej ku, në mënyrë të organizuar me automjete personale ose me taksi, shpenzimet e të cilëve i heqin vetë marshuesit nisemi për në Brezovicë – në pikën e startit të marshit, që do të jetë në orën 8:00.Pas pushtimit të majës së Gurit të Kuq, me lartësi mbidetare prej 1830 m, në Livadhin e Begjit nga ora 12:30 deri në ora 14:00 do të organizohet një drekë me ushqime tradicionale vendase, me ç`rast, për nder të bjeshkatarëve mysafirë dhe të gjithë pjesmarrësve të tjerë, nuk do të mungojnë as surprizat e rastit”, tha Sulejmani.

Marshuesit sipas tij, duhet të kenë me vete përgatitje adekuate për çdo kohë të mundshme dhe ushqimin e nevojshëm. Ai tha se marshi organizohet për nder të 28 nëntorit ditës së flamurit që tani më është shndëruar në një marsh tradicional.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *