Home / Lajme / Rajon / Matematika jologjike:Gazeta Ekspres

Matematika jologjike:Gazeta Ekspres

14 nëntor
Buxheti i Kosovës do të jetë i hollë edhe në mot. Do të mjafton vetëm sa për ta mbajtur këtë nivel të zhvillimit, për të mos thënë të varfërisë dhe të papunësisë. Qeveria do të jetë e lumtur nëse arrin ta mbajë rahatinë sociale. Nëntëmujori tregon se vazhdimisht po ngushtohet dallimi ndërmjet të hyrave dhe shpenzimeve. Të hyrat janë rritur 2.2 për qind, ndërsa shpenzimet 24.8 për qind. Trendët e këtillë paralajmërojnë minusin i cili do të paraqitet gjatë vitit të ardhshëm fiskal. Kësaj gjendjeje i kontribuojnë edhe komunat, të cilat nuk po arrijnë ta grumbullojnë as shumën e parave që kanë planifikuar, sado që ka lëvizje më të mira krahasuar me vitet e mëparshme.

Senat Sylbehari
Të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave kanë diçka të përbashkët – matematikën. Por, janë shumë origjinalë në mbledhjen e shifrave. Vetëm ata e dinë si i kalkulojnë paratë që iu premtojnë elektoratit. Ato nuk gjinden as në buxhetin komunal, e as në atë qendror.

S’e kapë kalemi sa paratë janë përmendur gjatë kësaj fushate. Kandidatët për kryetarët e komunave, qofshin edhe nga partitë më minore dhe që janë të vetëdijshëm se nuk kanë shans për fitore, gjatë promovimeve kanë përmendur përplot miliona. Miliardat nuk janë përmendur. Sado që nganjëherë ka përplasje në mes tyre, megjithatë të përbashkët e kanë paranë. Janë origjinalë, por shumë të paqartë gjatë kalkulimeve. Shifrat që përmendin nuk gjinden askund, në asnjë dokument të shkruar. As në tabelat e buxheteve komunale, apo të atij qendror. Mbetet të shihet nëse këto shifra kanë qenë sekrete, apo trillim, me qëllim të mashtrimit të votuesve.

Buxheti i Kosovës do të jetë i hollë edhe në mot. Do të mjafton vetëm sa për ta mbajtur këtë nivel të zhvillimit, për të mos thënë të varfërisë dhe të papunësisë. Qeveria do të jetë e lumtur nëse arrin ta mbajë rahatinë sociale. Nëntëmujori tregon se vazhdimisht po ngushtohet dallimi ndërmjet të hyrave dhe shpenzimeve. Të hyrat janë rritur 2.2 për qind, ndërsa shpenzimet 24.8 për qind. Trendët e këtillë paralajmërojnë minusin i cili do të paraqitet gjatë vitit të ardhshëm fiskal. Kësaj gjendjeje i kontribuojnë edhe komunat, të cilat nuk po arrijnë ta grumbullojnë as shumën e parave që kanë planifikuar, sado që ka lëvizje më të mira krahasuar me vitet e mëparshme.

Por, të gjitha së bashku kanë arkëtuar 31 milionë euro, që është vetëm 1 për qind më shumë se një vit më parë. Përderisa Prishtina nuk ka arritur të bëjë diçka më shumë se vjet, prej komunave të tjera të mëdha Prizreni, Peja e Gjilani kanë minuse. Edhe nëse nuk shfletohen më detajisht arsyet e kësaj gjendjeje, megjithatë kjo tregon se sa e vogël është mundësia që komunat ta ngritin shkallën e vetëfinancimit. Jo pse nuk ka burime të pashfrytëzuara, por efikasiteti i institucioneve të këtij niveli është i ulët. Prandaj, komunat janë shumë të varura nga buxheti qendror, përkatësisht nga grantet qeveritare. Edhe në këtë pikë lëvizjet janë shumë të ngadalshme. Sivjet ato do të marrin 172.4 milionë euro, në mot 230 milionë euro, ndërsa në vitin 2012 shifra do të jetë 240 milionë euro. Prej nga vijnë qindra miliona euro të tjera që përmenden gjatë fushatës? Ndoshta e dinë autorët e këtyre fjalëve.

Ka edhe shumë margaritarë të tjerë që duken atëherë kur analizohet matematika buxhetore dhe tërë politika fiskale në Kosovë, me logjikën se si do të qeverisen komunat. Ka kandidatë që thonë se krejtësisht do t’i heqin taksat komunale. Në të njëjtën kohë premtojnë se do t’i rrisin pagat, punësimin dhe investimet! E si mund të arrihet kjo, nuk e thonë (ndoshta edhe nuk e dinë). Mirëpo, përgjigje nuk jep asnjë dokument zhvillimor, apo cilido ligj i aplikueshëm në Kosovë. Ose, ndoshta në strategjinë e tyre kanë plan që fillimisht ta iniciojnë ndryshimin e ligjeve, e pastaj të punojnë. Kjo është e pamundur, pasi që shteti e pushteti në të gjitha nivelet, si dhe shumë shërbime publike financohen nga taksat dhe tatimet. Funksionimi i tyre nuk mund të financohet me donacione nga jashtë apo brenda, as me intervenime nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, e as nga ndonjë burim tjetër investiv. Pra, është premtuar diçka që nuk mund të realizohet.

Një numër jo edhe i vogël i kandidatëve nuk e dinë se kah shtrihet komuna që duan ta menaxhojnë, e as çfarë pasurie ka ajo. Thonë se do të investojnë në zona malore, qoftë për zhvillimin e pylltarisë, të industrisë së drurit, apo të turizmit. Mirëpo, të kujt janë këto hapësira? Sigurisht që nuk janë prona komunale. Nëse janë hapësira publike, apo ende nuk janë transformuar dhe kanë mbetur në pronësi shoqërore, sërish iu takojnë komunave. Ka mundësi që të gjendet ndonjë zgjidhje apo kompromis me pushtetin qendror dhe me Agjencionin Kosovar të Privatizimit, si pronarë legjitimë. Kjo mund të shihet në të ardhmen, ndërsa aktualisht flet qartë se kandidatët nuk janë të informuar mirë me mundësitë që ka pushteti lokal.

Pas tij, ndodh edhe një gabim tjetër. Thuhet se komunat do të investojnë dhe do të ngritin komplekse të mëdha tregtare, hoteliere e turistike. Këta njerëz paskan ide që të kthejnë një ekonomi të kohërave të kaluara. Atë centraliste. Do të thotë se Kosova fillimisht duhet të heqë dorë nga reformat, privatizimi i pronës shoqërore dhe krijimi i tregut të lirë dhe konkurrencës së hapur. Posaçërisht kur dihet se shteti kudo që është i pranishëm ka monopol. Ndërsa nuk mund të flitet për liberalizim aty ku ka monopole, pa marrë parasysh se në duar të kujt janë ato. Prandaj nëse komunat gjejnë para (?) për të ngritur komplekse prodhuese e shërbyese do ta shkatërrojnë tregun dhe konkurrencën. Ndërkaq, në këtë drejtim puna më e mirë do ishte që investitorëve të mundshëm t’iu ofrojnë shërbime cilësore komunale. Të shpallin tenderë për ndërtimin e komplekseve të këtilla, ose hapësirat t’i japin në koncesion, Madje, paraprakisht të analizojnë mirë se sa kompetencë iu jep ligji.

Po ashtu, gjatë këtij muaji shpesh janë përmendur investimet nga jashtë. Thuaja se investitorë nga Bashkimi Europian e SHBA’ja qenkan të gatshëm të sjellin shumë para nëse fiton i nominuari i një partie për kryetar të komunës. Ligji e thotë ndryshe. Edhe në këtë rast, ata fillimisht duhet të kalojnë përmes zyrave të ministrive, apo pushtetit qendror. Apriori nuk mund të mohohet ardhja e tyre. Por, së pari duhet një koordinim i mirë i punëve ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal, të kuptohen shumë mirë vërejtjet që na bëjnë institucione shumë serioze ndërkombëtare dhe të luftohet mafia ekonomike, të cilën kandidatët e përmendin, por nuk e emërtojnë.

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *