Home / Lajme / Botë / Mbi 30 të vdekur gjatë fatkeqësisë në një minierë në Kinë

Mbi 30 të vdekur gjatë fatkeqësisë në një minierë në Kinë

Pekin, 21 nëntor
Sipas autoriteteve likale, në minierën në qytetin Hegang, në provincën Heilongxhiang, në momentin e fatkeqësisë kanë punuar 528 persona. Shumica prej tyre kanë arritur të dalin. Ekipet shpëtimtare zbuluan 31 kufoma, ndërsa 83 minatirë ende ndodhen të bllokuar në thellësi prej 500 metrave nën tokë.

Urim Hasipi
Gjatë shpërthimit të gazit në një minierë të thëngjillit në pjesën verilindore të Kinës jetën e humbën 31 minatorë, përderisa 83 ende ndodhen nën gërmadha, lajmëroi agjencia kineze Ksinhua, duke theksuar se në rrjedhë janë aktivitetet shpëtimtare.

Sipas autoriteteve likale, në minierën në qytetin Hegang, në provincën Heilongxhiang, në momentin e fatkeqësisë kanë punuar 528 persona. Shumica prej tyre kanë arritur të dalin. Ekipet shpëtimtare zbuluan 31 kufoma, ndërsa 83 minatirë ende ndodhen të bllokuar në thellësi prej 500 metrave nën tokë.

Miniera është në pronësi të kompanisë Lonmej Majning, në filialën e së cilës në Heilongxhiang punojnë 88.000 persona. Kompania është në mesin e 520 kompanive më të mëdha shtetërore në Kinë.

Gjatë fakeqësive, në gjithsejt 16 mijë miniera në Kinë, vitin e kaluar jetën e humbën mbi 3.200 persona. Nga fillimi i vitit, mesatarisht brenda ditës në Kinë jetën e humbin nga gjashtë persona. Shumica e fatkeqësive arsyetohen me mosrespektim të rregullave për mbrojtje gjatë punës, mungesë të ventilimit dhe mjeteve zjarrfikëse.

Gjithashtu lexo

Pakistan: Vdesin gjashtë ushtarë pas shpërthimit të bombës

Një bombë rrugore, e cila ka pasur cak një konvonj me trupa ushtarake në jugperëndim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *