Home / Lajme / Maqedoni / Mbledhje Komemorative me rastin e vdekjes së prof.Dr. Nexhat Abazi

Mbledhje Komemorative me rastin e vdekjes së prof.Dr. Nexhat Abazi

3 nëntor-
Në emër të Programit Studimor të Pedagogjisë, para auditoriumit të pranishëm foli, shefi i këtij programi studimor, Doc.dr. Fatbi Osmani. Duke folur për veprimtarinë arsimore të prof.dr.Nexhat Abazit, ai tha se profesor Nexhat Abazi, ishte në mesin e njerëzve që i dha më së shumti arsimimit të popullit shqiptarë, që nga koha kur punonte mësimdhënës në fshatin e tij të lindjes e deri në ditën e fundit të jetës së tij. Vdekja atë e gjeti si ligjërues në USHT, Fakultetin Pedagogjik në Shkup dhe në Fakultetin e Mësuesisë në Prishtinë.

Urim Hasipi
Tetovë,
Me rastin e ndarjes nga jeta të prof dr. Nexhat Abazit, Universiteti Shtetëror i Tetovës më 03.11.2009 (e martë) organizoi mbledhje komemorative kushtuar jetës dhe veprës së tij.

Para miqve, familjarëve, intelektualëve dhe studentëve, rektori i USHT-së doc.dr. Agron Reka duke e konsideruar profesor Nexhat Abazin kolos të arsimit shqip në Republikën e Maqedonisë dhe në mbarë trojet shqiptare, që me përkushtim të madh, devotshmëri kombëtare dhe kompetencë profesionale, deri në fund të jetës së tij ka punuar si studiues i shkencave pedagogjike dhe ligjërues në Universitetin Shtetëror të Tetovës, theksoi :”Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë kontributin e jashtëzakonshëm të profesor Nexhatit në përhapje të arsimit shqip, në vendin tonë dhe më gjerë, sidomos ndihmën e tij që dha në themelimin e Universitetit të Tetovës dhe Fakultetit pedagogjik, në të cilin një periudhë ushtroi edhe detyrën e Dekanit.

Ky moment i dhimbshëm, nuk na jep mundësi për t’i shpalosur të gjitha vlerat e këtij studiuesi shkencor, personaliteti të madh të arsimit, shkencëtarit dhe studiuesit prof. dr. Nexhat Abazi, por mbetemi me shpresë që këtë do ta bëjnë gjeneratat e reja të studiuesve dhe sidomos bashkëveprimtarët e tij”.

Rektori Doc.dr.Agron Reka, më tej tha se profesor Nexhat Abazi ishte dhe do të mbetet shembull i punës së palodhshme edukative-arsimore, pedagogjike dhe hulumtuese, i sakrificës për arsimin kombëtar dhe për progresin e përgjithshëm të kësaj pjese të kombit tonë, e cila pa reshtur ka luftuar me pushkë dhe me pendë për pushtimin e dijes dhe të dritës së diturisë.

Në emër të Programit Studimor të Pedagogjisë, para auditoriumit të pranishëm foli, shefi i këtij programi studimor, Doc.dr. Fatbi Osmani. Duke folur për veprimtarinë arsimore të prof.dr.Nexhat Abazit, ai tha se profesor Nexhat Abazi, ishte në mesin e njerëzve që i dha më së shumti arsimimit të popullit shqiptarë, që nga koha kur punonte mësimdhënës në fshatin e tij të lindjes e deri në ditën e fundit të jetës së tij. Vdekja atë e gjeti si ligjërues në USHT, Fakultetin Pedagogjik në Shkup dhe në Fakultetin e Mësuesisë në Prishtinë.

“Ndarja e parakohshme nga jeta e profesorit dhe kolegut tonë të nderuar Nexhat Abazi, ka lënë një shprazëtirë të madhe, jo vetëm për shkencën e pedagogjisë, por edhe për arsimin shqiptarë në përgjithësi. Mungesën e tij padyshim, më së tepërmi do ta ndjejmë ne kolegët e tij, të cilët ishim për çdo ditë në kontakt me te, por edhe studentët e pedagogjisë, të cilët nuk do të kenë më mundësi që të dëgjojnë ligjëratat e qarta të profesorit tonë të nderuar.

Padyshim që ndarja e hershme nga jeta e profesor Nexhat Abazit, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme edhe për familjen e tij, por megjithatë për të gjithë ne, pra edhe për familjen e tij, ngushëllues duhet të jetë fakti që vepra dhe puna e tij, do të jenë udhërrëfyes, në punën tonë të mëtutjeshme”, tha shefi i Programit Studimor të Pedagogjisë në USHT, Doc.dr. Fatbi Osmani, duke shtuar më pas se profesori Nexhat Abazi ishte dhe do të mbetet simbol i punës, i sakrificës, i ndërgjegjes dhe moralit të shëndoshë, si dhe profesor shembullor që do të kujtohet përherë nga studentët dhe profesorët e Universitetit Shtetëror të Tetovës.

Prof.dr. Nexhat Abazi u lind më 22 Maj të vitit 1948 në fshatin Kolibar të Kërçovës, ndërsa ndërroi jetë pas një sëmundje të rëndë në Gostivar. Varrimi i Prof.Dr. Nexhat u bë më 03.11.2009, në varrezat e qytetit në Gostivar, në praninë e një numri të madh të miqve, shokëve, bashkëpunëtorëve dhe dashamirëve të arsimit.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *