Home / Lajme / Botë / Mel Gibson nuk është tradhtar

Mel Gibson nuk është tradhtar

Los Anxheles, 7 nëntor
Bukuroshja, e cila lindi fëmijën e parë të dyshes, vajzën Lucia, gjatë javës së kaluar, e di se i dashuri i saj është një seks-simbol për shumë femra, por e di se ai nuk është i interesuar në to.

Përgatiti Urim Hasipi

E dashura e aktorit Mel Gibson, Oksana Grigorieva, thotë se ajo nuk beson se aktori ndonjëherë do të jetë i pabesë ndaj saj.

Bukuroshja, e cila lindi fëmijën e parë të dyshes, vajzën Lucia, gjatë javës së kaluar, e di se i dashuri i saj është një seks-simbol për shumë femra, por e di se ai nuk është i interesuar në to.

“Nëse ai do të dëshironte të dalë në rrugë, ai mbase do ta kishte bërë atë tashmë, por mendoj se ai është një person shumë i qëndrueshëm dhe shumë besnik”, ka thënë Oksana

Është në rregull ta godasësh gruan? Rezultatet shokuese të një studimi të ri tregojnë një nga pesë meshkuj në Britani të Madhe pohojnë se është gjithçka normale ta godasësh gruan ose femrën tënde. Ndërsa nëse bëhet një anketim i këtillë te ne, sigurisht që ky numër është shumë më i madh.

Arsyet të cilat e bëjnë “legale” rrahjen varirojnë nga veshjet provokuese të cilat femrat i veshin në vende publike deri tek flirti me meshkujt tjerë. Këto të dhëna janë grumbulluar nga disa anketime të cilat i ka bërë Qeveria britanike për të hulumtuar dhunën në familje.

Ajo që është e vështirë për t’u besuar, është se gjysma e të anketuarve janë të mendimit se dënimet për përdhunimin e femrave duhet të përgjysmohen, pasi që “ajo nuk thotë qartë JO”.

1/3 e meshkujve besojnë se femra e dhunuar është gjysmë fajtore nëse ajo ka qenë e dehur. Po ashtu, ¼ e të anketuarve pohojnë se në rastet e përdhunimit një pjesë e fajit duhet t’i takojë vetë femrës nëse ajo mban veshje provokuese.

“Dhuna ndaj grave dhe vajzave është e papranueshme. Deri më tani kemi vërejtur sukses në ndalimin e dhunës. Dhuna në familje është përgjysmuar në 12 vitet e fundit. Mirëpo unë dëshiroj që të ngrihet një debat shtetëror dhe të flitet se çfarë mund të bëhet që kjo dhunë të minimizohet”, thotë sekretarja shtetërore e Britanisë së Madhe, Jacqui Smith.

Beyonce triumfon me 3 cmime në MTV Europe Music Awards

Në Gjermani u zhvillua ceremonia e ndarjes së cmimeve MTV Europe Music Awards ku triumfuan artistët amerikanë. Ylli amerikan, Beyonce rrëmbeu tre trofe, si këngëtarja më e mirë femër, video më e mirë dhe kënga më e mirë e vitit për “Single Ladies”.

Repisti amerikan, Eminem çoi në shtëpi trofeun në kategorinë “Mashkulli më i mirë i vitit. Një tjetër artist amerikan, Jay Zi triumfoi në kategorinë Best Urban ndërsa Nju Jorkezja me origjine Italiane, Lady Gaga u cilësua si zbulimi i vitit.

Legjendarët Irlandeze, U2 fituan në kategorinë “Best Live Act” për koncertin më të mirë të këtij viti. Një çmim shkoi edhe për grupin amerikan të rockut Green Day për stilin e tyre muzikor.

Evenimenti u përshëndet nga emra të tillë si Linkin Park, Katy Perry, Beyonce, Shakira etj.

Ceremonia e ndarjes së cmimeve MTV Europë Music Awards u zhvillua në Berlin për të përkujtuar rënien e murit të famshëm që ndante 2 Gjermanitë dhe evenimenti u ndoq nga miliona teleshikues në mbarë botën.

MTV Europe Music Awards është një nga eventet më të ndjekura mbarë botërore ku vlerësohen artistët ndërkombëtarë më të suksesshëm në kontinentin Europian

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *