Home / Sport / Mercedesi lë Mek Larenin, bashkohet me Braun GP

Mercedesi lë Mek Larenin, bashkohet me Braun GP

Kompania Mercedes ka ndërprerë bashkëpunimin me Mek Larenin, për të filluar një bashkëpunim të ri me skuadrën e saposhpallur kampione bote.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë numri një i kompanisë nga Shtutgarti, Dieter Zetsche. Në sezonin që sapo u mbyll, Mercedesi furnizoi me motorë skuadrën e Ros Braunit. Skuderia e re për sezonin e ardhshëm do të quhet Mercedes Grand Prix.

Mercedesi do të shkëputet nga Mek Lareni brenda vitit 2011. Bashkëpunimi midis këtyre dy gjigantëve në botën e Formula 1 ka filluar që në vitin 1995 dhe u kurorëzua me fitimin e titujve kampion për pilotë në vitet 1998, 1999 dhe 2008, si edhe titulli për konstruktorë në vitin 1998.

“Gjetëm një zgjidhje paqësore”, tha Norbert Haug. “Divorci” u bë me një kompromis të përbashkët, duke qenë se kompania gjermane do të vazhdojë të furnizojë me motorë Mek Larenin deri në vitin 2015.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *