Home / Lajme / Rajon / Meta:Shqipëria do të vazhdojë të bëjë të gjitha përpjekjet e saj për të përkrahur njohjen e mëtejshme të Kosovës

Meta:Shqipëria do të vazhdojë të bëjë të gjitha përpjekjet e saj për të përkrahur njohjen e mëtejshme të Kosovës

2 nentor-
“Jo thjesht dhe vetëm për arsyen se mbështesim një shtet të ri ku shqiptarët janë në një mazhorancë shumë të rëndësishme, por në radhë të parë sepse duke mbështetur njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ne ndihmojmë për të forcuar stabilitetin e rajonit tonë, ku Kosova mbetet një element kyç’, ka thënë ministri Meta në një intervistë dhënë kanalit televiziv Top News në Tiranë. “Natyrisht që bashkëpunimi ynë do të jetë i gjithanshëm dhe i orientuar gjithnjë në drejtim të mbështetjes së integrimit evropian të Kosovës”, ka theksuar ai.

Shefi i diplomacisë shqiptare, Ilir Meta ka thënë se duke mbështetur njohjen ndërkombëtare të Kosovës, Tirana ndihmon forcimin e stabilitetit të rajonit, ku Kosova mbetet një element kyç. Ai ka vlerësuar se bashkëpunimi i liderëve kosovarë me EULEX’in është shumë i rëndësishëm.

Ministri i Jashtëm shqiptar, Ilir Meta ka deklaruar se Shqipëria do të vazhdojë të bëjë të gjitha përpjekjet e saj për të përkrahur njohjen e mëtejshme të shtetit të ri të Kosovës.

“Jo thjesht dhe vetëm për arsyen se mbështesim një shtet të ri ku shqiptarët janë në një mazhorancë shumë të rëndësishme, por në radhë të parë sepse duke mbështetur njohjen ndërkombëtare të Kosovës, ne ndihmojmë për të forcuar stabilitetin e rajonit tonë, ku Kosova mbetet një element kyç’, ka thënë ministri Meta në një intervistë dhënë kanalit televiziv Top News në Tiranë. “Natyrisht që bashkëpunimi ynë do të jetë i gjithanshëm dhe i orientuar gjithnjë në drejtim të mbështetjes së integrimit evropian të Kosovës”, ka theksuar ai.

Shefi i diplomacisë shqiptare është shprehur se për Tiranën mbetet shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i udhëheqësve të Kosovës me Bashkimin Europian, bashkëpunimi dhe koordinimi i tyre me EULEX’in. Pa asnjë diskutim, EULEX’i është në Kosovë për të ndihmuar shtetin e ri, me qëllim që institucionet e reja, sidomos në fushën e ligjit dhe të sigurisë si dhe e drejta e minoriteteve, të konsolidohen dhe njëkohësisht t’iu përafrohen standardeve evropiane, ku Kosova synon një ditë të bëjë pjesë së bashku me vendet e tjera të rajonit”, ka thënë ai.

Ministri i Jashtëm shqiptar ka deklaruar se Qeveria e Shqipërisë u kushton shumë rëndësi të drejtave të minoritetit serb dhe pakicave të tjera në Kosovë, sepse mendon që çështja e minoritetit nuk është çështje numerike, por është esenciale për të siguruar natyrën demokratike të këtij shteti të ri dhe evropian, që është shteti i ri i Kosovës. “Ka të bëjë gjithashtu edhe me standardet evropiane, të cilat janë aq shumë të rëndësishme për të fituar mbështetjen e duhur të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës në të ardhmen”, ka thënë ministri Meta.

Gjithashtu lexo

Bashkimi emocional pas 3 vjetësh, i fëmijës së rrëmbyer nga ISIS, me familjen e tij (Video)

Një djalë 12-vjeçar jazidi është bashkuar me nënën e tij në Kanada tre vjet pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *