Home / Sport / Milani i magjepsur pas “magjistarit” Hernanes

Milani i magjepsur pas “magjistarit” Hernanes

Drejtuesit e Milanit rikthejnë edhe një herë kokën nga Brazili, aty ku është duke shkëlqyer Anderson Hernanes, ose siç quhet ndryshe Pirlo i Ri.

“Regjizori” 24-vjeçar i Sao Paolos preferohet shumë edhe nga Barcelona dhe Interi. Klubi brazilian kërkon për kartonin e tij plot 30 milionë euro, ndërkohë që në merkaton e verës Milani i kishte të gjitha mundësitë për ta “rrëmbyer” për shifrën e 10 milionë eurove.

Ditët e fundit spanjollët e Barcelonës ofruan 15 milionë euro për Hernanesin, por Sao Paolo e ktheu mbrapsht këtë kërkesë. Milani mund të shfrytëzojë vetë Leonardon për t’u futur në negociata, pasi tekniku brazilian ka arritur më parë të sjellë edhe Kakanë në Itali.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *