Home / Sport / Milionerët e Barcelonës

Milionerët e Barcelonës

Në vitin 2009, futbollistët e Barcelonës kanë inkasuar më shumë se një milion euro, si premi, shifër kjo që mund të ngrihet pas Botërorit të klubeve. Sipas të përditshmes katalunase Sport, për shumë nga ta, premitë që arrijnë nga trofetë, janë superiore ndaj rrogës vjetore.

Një milion e 200 mijë euro tashmë të inkasuara, plus 250 mijë euro të tjera pasuri që mund të rrëmbehen në Abu Dhabi. Kjo është shuma e premive të inkasuara nga secili futbollist i Barcelonës në vitin 2009, i cili ishte i mrekullueshëm për klubin katalunas, që fitoi La Ligan, Ligën e Kampionëve, Kupën e Spanjës, Superkupën e Spanjës dhe Superkupën e Evropës.

Pas një muaji, Barcelona do të luajë në Botërorin për klube, trofeun e fundit të vitit, i vetmi që i mungon vitrinës së pasur të Camp Nou. Nëse do të triumfonte në betejën e kampionëve të kontinenteve të ndryshme, atëherë Barcelona do ta përfundonte vitin duke paguar jo më pak se 32,7 milionë euro premi për vetëm një sezon. Fitore historike (kurrë asnjë ekip në histori të Spanjës nuk kishte fituar aq shumë trofe për një sezon), të cilat do t’i kushtojnë shtrenjtë klubit katalunas.

Në shkrimin e së martës, në të përditshmen katalunase Sport, është publikuar lista e premive të paguara nga Barcelona, për futbollistët e vet. Fillimisht, futbollistët kishin marrë nga gjysmë milioni euro për triumfin në Ligën e Kampionëve, më pas nga 400 mijë euro për La Liga, nga 200 mijë për Kupën e Spanjës, nga 100 mijë për Superkupën e Evropës dhe nga 50 mijë për Superkupën e Spanjës.

Për disa nga futbollistët e këtij klubi, bëhet fjalë për një shifër superiore nga ajo që e marrin gjatë vitit. Nuk duhet harruar faktin se futbollistët e Barcelonës kanë marrë nga 30 mijë euro ekstra për arritjen e “Tripple”, përkatësisht treshes së trofeve të fituar për një sezon: Ligën e Kampionëve, Ligën spanjolle dhe Kupën e Spanjës.

Deri tash, Barcelona ka shpenzuar 27.7 milionë euro për premi, ndërsa është e gatshme t’i investojë edhe 5 të tjera në rast të triumfit të Botërorit të klubeve në Abu Dhabi.

Ky premtim i është dhënë kapitenit të ekipit, Carles Puyol. Sa i përket Botërorit të klubeve, duhet kujtuar se premia e vënë nga FIFA, për skuadrën fituese në këtë kompeticion është 4.6 milionë euro. Kjo shifër është e përafërt me atë që u ka premtuar Barcelona lojtarëve të vet.

Gjithashtu lexo

Shikoni çfarë ka bërë Barcelona pas sulmit terrorist (FOTO)

Klubi i Barcelonës ka reaguar pas sulmit terrorist në Barcelonë. Katalunasit e kanë bërë një …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *