Home / Lajme / Maqedoni / Milloshoski: Iniciativa e Nimicit impuls i ri i dialogut intensiv reciprok

Milloshoski: Iniciativa e Nimicit impuls i ri i dialogut intensiv reciprok

Shkup, 5 nëntor
I pyetur për deklaratat e përfaqësuesve të BDI-së lidhur me çështjen e emrit, ai tha se në korniza të vetë procesit, në të cilin është i ikuadruar edhe kreu shtetëror dhe përfaqësues të Qeverisë, ka hapësirë të mjaftueshme për dialog të përbashkët dhe për ndërtim të pozicioneve, të cilat do të jenë përkatëse ndaj interesave kombëtare dhe njëkohësisht do të mundosjnë ky diloag të merr vijim dhe intensitet të ri.

Senat Zylbehari

Iniciativa e ndërmjetësuesit Methju Nimic është në kohën e duhur dhe mundet që të japë një impuls në intensitetin e dialogut reciprok, vlerësoi sot ministri i Punëve të Jashtme Antonio Milloshoski lidhur me paralajmërimin e Nimicit për vazhdimin e bisedimeve për kontestin e emrit në mesin e nëntorit.

“Maqedonia dhe Greqia duhet ta vazhdojnë dialogun e tyre të përbashkët. Do të doja që ta theksoja gatishmërinë e palës maqedonase që të jetë pjesë e këtij procesi dhe me vullnet të mirë me qasje konstruktive me respektimin e frymës dhe normave të marrëveshjes kohore nga viti 1995 mbi bazën në të cilën e bënim këtë dialog të vazhdojm dhe në mënyrë konstruktive të gjejmë variante përmes të cilave do të mund t’i afrojmë qëndrimet tona ose eventualisht të realizojmë një përparim të caktuar në procesin që bëmë nën patronazhin e KB-së” deklaroi shefi i diplomacisë.

Presim, shtoi Milloshoski, kjo të jetë njëkohësisht si inicativë e pranuar nga anët e inkuadruara në këtë proces -“Konsiderojmë se me një kontribut të tillë konstruktiv do të mundet që edhe një herë të kemi rastin që të shkëmbejmë argumente për temat me interes të përbashkët, veçanërisht për çështjen që është imponuar si kontest nga Republika e Greqisë, ndërsa ka të bëjë me emrin kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

“Pozicioni ynë në kontest dhe në dialogjet do të jetë i atillë që do të mundësojë ai të vijojë përpara, e me këtë rast do të mundohemi ai të jetë në pajtim me Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë dhe në frymën e Marërveshjes së përkohshme nga viti 1995, e cila imponon sjellje të mirë fqinjësore dhe bashkëpunim të ndërsjellë që të mundemi t’i avancojmë marrëdhëniet mes Maqedonisë dhe Greqisë”, deklaroi ministri Milloshoski, duke u përgjigjur në pyetjen cila është “linja e kuqe” e Maqedonisë në bisedimet për emrin.

I pyetur nëse deri në dhjetor mund të zgjidhet çështja, shefi i diplomacisë tha se pala e Maqedonisë nuk do të donte t’i ngritë shumë pritjet.

“Mund t’i japim kontributin tonë, por megjithatë duhet të jemi realist, të kuptojmë se ky është një kontest i komplikuar dhe se duhet vullnet i mirë nga dy palët që të mundet puna të lëvizë përpara. Në Republikën e Maqedonisë ekziston vullnet i mirë për dialog dhe konsideroj se edhe atë që paraprakisht e kemi pasur si shembull mes Sllovenisë dhe Kroacisë është një tregues i mirë se me takime reciproke, me kontakte të drejtpërdrejta, me vullnet të mirë dhe me shumë pragmatizëm në qasje dhe vlerësim të interesave të përgjithshme në rajon dhe BE, do të mund të krijojmë një frymë të re të mirëbesimit të ndërsjellë të domosdoshëm që të kemi dialogje produktive me Republikën e Greqisë”, tha Milloshoski.

Nëse do të ketë propozim të ri nga Nimici varet nga vlerësimet e mediatorit, tha Milloshoski, duke shtuar se në çdo rast Maqedonia është e gatshme t’i propozojë bisedimet me Republikën e Greqisë.

“Mendojmë se Nimici do të gjejë edhe mënyrë dhe do të bëjë vlerësim të mirë për tajmingun në të cilin do të mund të dalë me ide konkrete të caktuara, siç do t’i shqyrtonin dy palët”, tha ministri i Punëve të Jashtme.

Pala e Maqedonisë është e disponuar t’i vazhdojë dhe kontaktet direkte me përfaqësuesit grekë në të gjitha nivelet, thotë Milloshoski, duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve.

I pyetur për deklaratat e përfaqësuesve të BDI-së lidhur me çështjen e emrit, ai tha se në korniza të vetë procesit, në të cilin është i ikuadruar edhe kreu shtetëror dhe përfaqësues të Qeverisë, ka hapësirë të mjaftueshme për dialog të përbashkët dhe për ndërtim të pozicioneve, të cilat do të jenë përkatëse ndaj interesave kombëtare dhe njëkohësisht do të mundosjnë ky diloag të merr vijim dhe intensitet të ri.

Për deklaratën e djeshme të presidentit Karolos Papulas lidhur me gjuhën maqedonase, Milloshoski tha se çdo popull ka të drejtë të identitetit të vet, vetëpërcaktim… “Gjuha maqedonase është fakt dhe realitet jo vetëm në Republikën e Maqedonisë por në mbarë botën. Kemi numër të madh të katedrave të gjuhës maqedonase, media botërore me programe të veta të gjuhës maqedonase dhe do të ishte sizofovike dikush të tentojë ta mohojë ekzistimin e diçkaje që është realitet në suazat e sotme botërore”, deklaroi shefi i diplomacisë së Maqedonisë.

Raundi i ri i bisedimeve maqedono-greke për emrin me ndërmjetësuesin Nimic, siç theksoi pres-shërbimi i KB-së, do të mbahet në Nju-Jork në periudhën prej 16 deri 22 nëntor

Ministri suedez i Punëve të Jashtme, Karl Bild, vendi i të cilit kryeson me Bashkimin Evropian, vlerëson se ka ardhur momenti të gjendet zgjidhje për problemin me emrin mes Maqedonisë dhe Greqisë.
“Shpresoj se do të ketë ripërtrirje të bisedimeve për emrin. Duhet të shihet se ekziston momenti i mundësive, që nuk do të jetë i mundur gjatë kohë. Tani është koha të gjendet zgjidhje e problemit. Të gjithë e dinë se duhet të ketë kompromis. Kompromiset nuk janë punë e domosdoshme e njohur në Ballkan, por ajo është mënyra me të cilën e lëvizim Evropën përpara”, tha Bilt në deklaratë për Zërin e Amerikës.
Ministri suedez, i cili në Uashington merr pjesë në samitin SHBA-BE, është për zgjidhje sa më të shpejtë të emrit.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *