Home / Lajme / Maqedoni / Ministri kosovar i Punëve të Jashtme Hyseni për vizitë në Maqedoni

Ministri kosovar i Punëve të Jashtme Hyseni për vizitë në Maqedoni

Shkup, 5 nëntor –
“Gjatë takimeve me bashkëbiseduesit nga Maqedonia pritet të potencohet nevoja e rregullimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe, të cilat karakterizohen me miqësi dhe mirëkuptim të ndërsjellë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së

Urim Hasipi
Me ftesë të shefit të diplomacisë së Maqedonisë, Antonio Milloshoski nesër për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë do të qëndrojë ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Skënder Hyseni.

Siç njoftoi sot Ministria e Punëve të Jashtme, krahas takimit me Milloshoskin, Hyseni do të pritet edhe nga presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, si dhe nga kryeministri Nikolla Gruevski.

“Gjatë takimeve me bashkëbiseduesit nga Maqedonia pritet të potencohet nevoja e rregullimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe, të cilat karakterizohen me miqësi dhe mirëkuptim të ndërsjellë”, thuhet në kumtesën e MPJ-së.

Ministrat Milloshoski dhe Hyseni do të bisedojnë edhe për drejtimet për zhvillimin e bashkëpunimit politik dhe ekonomik, ndërsa do të shkëmbehen mendime edhe për situatën në rajon

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *