Home / Sport / Montezemolo optimist: 2010, viti ynë

Montezemolo optimist: 2010, viti ynë

Presidenti i Ferrarit, Luka di Montezemolo, shprehet se sezonin e ardhshëm, “Kokëkuqja” do të synojë titullin kampion si për pilotë, ashtu edhe për konstruktorë.

“Po punojmë fort për ta bërë gati makinën e re në fund të janarit. Vijmë nga një kampionat që nuk i kishte rregullat plotësisht të qarta. Tashmë rregullat janë sqaruar dhe ne kemi një dëshirë të madhe për të bërë sa më mirë në këtë sezon”, nënvizoi numri një i skuderisë italiane.

Më tej ai shtoi se avantazhi që ka Ferrari në sezonin e ri është se përgatitjet për makinën e re kanë filluar shumë herët. Gjithashtu, sipas Montezemolos, pilotët e “Kokëkuqes” garantojnë sukses. “Alonso ka qenë dy herë kampion bote, ka cilësi të jashtëzakonshme. Edhe Masa i shkoi titullit shumë pranë vitin e kaluar”, shtoi ai.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *