Home / Sport / Morati hedh vështrimin larg: Tani të mundim Barcelonën!

Morati hedh vështrimin larg: Tani të mundim Barcelonën!

Presidenti i Interit, Masimo Morati, i kënaqet në maksimum triumfit të djeshëm në Kiev, duke shprehur besimin se skuadra e tij mund të mposhtë edhe Barcelonën pas tri javësh.

“Ishte një fitore emocionuese dhe merita është e gjithë grupit. Kemi përmbysur shumë herë rezultatin në të kaluarën, prandaj kisha besim se ekipi do të bënte të njëjtën gjë edhe në këtë ndeshje. Tani mund të mundim edhe Barcelonën”, deklaroi numri një i klubit zikaltër.

Më tej Morati vlerësoi Hoze Mourinjo: “Ishte një fitore që erdhi në një mënyrë entuziazmuese, pas një ndeshjeje të luajtur mirë dhe një pjese të dytë spektakolare. Ishte një fitore e gjithë grupit, e Mourinjos, që është shumë i zoti dhe e skuadrës, që tregoi një karakter të madh”.

Trajneri portugez tha pas ndeshjes që tri pikët në shtëpi ndaj Rubinit janë thelbësore për të siguruar matematikisht kualifikimin, por sipas Masimo Moratit, kjo mund të ndodhë që në ndeshjen me Barcelonën. “Në të dy ndeshjet e fundit do të futemi për të fituar”, nënvizoi presidenti zikaltër.

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *