Home / Lajme / Rajon / Në këtë vit më pak fëmijë të braktisur

Në këtë vit më pak fëmijë të braktisur

Ferizaj, 5 Nëntor 2009
Sipas tyre, nga 8 fëmijë sa ishin braktisur vitin e kaluar, këtë vit janë shënuar vetëm 2 raste, ndërsa njëri nga këta fëmijë i është kthyer familjes biologjike.

Drejtori i kësaj qendre, Shyqeri Mehmeti shpjegoi se të dy fëmijët e braktisur janë të gjinisë femërore dhe njëri tashmë pas negociatave me prindër i është kthyer familjes biologjike, kurse tjetri ndodhet në fazën para adaptuese

Numri i fëmijëve të braktisur në Komunën e Ferizajt ka shënuar rënie gjatë këtij viti, kanë bërë të ditur të enjten drejtues të Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj.

Sipas tyre, nga 8 fëmijë sa ishin braktisur vitin e kaluar, këtë vit janë shënuar vetëm 2 raste, ndërsa njëri nga këta fëmijë i është kthyer familjes biologjike.

Drejtori i kësaj qendre, Shyqeri Mehmeti shpjegoi se të dy fëmijët e braktisur janë të gjinisë femërore dhe njëri tashmë pas negociatave me prindër i është kthyer familjes biologjike, kurse tjetri ndodhet në fazën para adaptuese.

Për më tepër mësohet se numri i fëmijëve të braktisur në komunën e Ferizajt, gjatë këtij viti është në rënie, krahasuar me vitin e kaluar. Sipas statistikave del se në vitin 2008 numri i fëmijëve të braktisur ishte 8, ndërsa këtë vit janë shënuar vetëm 2 raste.

“Të gjitha rastet i kemi identifikuar. Janë identifikuar nënat e tyre dhe fëmijët kanë shkuar në periudhën paraadaptuese. Për momentin kemi vetëm dy fëmijë të cilët kanë nevojë për kurim shëndetësor”, ka thënë Mehmeti.

Te rastet e adoptimit të fëmijëve procedurat janë strikte dhe të përcaktuara me ligj, thonë zyrtarët.

Sipas procedurave, Qendra për Punë Sociale, pas marrjes së informatës se është braktisur një fëmijë kontakton me spitalin dhe bënë identifikimin e nënës.

Drejtori Mehmeti thotë se pas këtij identifikimi, bëhen përpjekje maksimale që fëmija të mbetet në familjen biologjike.

“Nëse vijmë në përfundim se fëmija nuk mund të mbetet, sepse nëna nuk dëshiron të kujdeset për të, atëherë kemi alternativa tjera”, ka thënë Mehmeti.

Fëmija i braktisur nga nëna strehohet në strehimore apo edhe në familje strehuese. Në komunën e Ferizaj aktualisht janë 5 familje të tilla, të cilat përkujdesen për fëmijët e braktisur.

Por sipas zyrtarëve, në Ferizaj ka edhe mjaft familje të cilat presin që të adoptojnë fëmijë, por procedurat janë ato që e përcaktojnë adoptimin.

”Pas propozimit të panelit, i cili është në kuadër të divizionit të shërbimeve sociale, bëhet adoptimi i këtyre fëmijëve të braktisur”, tha drejtori QPS-ës, Shyqeri Mehmeti.

Për fëmijët të cilët vendosen përkohësisht në strehim familjar, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht departamenti i shërbimeve sociale, bënë pagesën për ato familje nga 150 euro në muaj

Gjithashtu lexo

Një polic turk është vrarë nga luftëtari i SHI-së në stacionin policor në Stamboll

Një polic turk mbrëmë është goditur me thikë për vdekje në stacionin policor në Stamboll …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *