Home / Lajme / Maqedoni / Në shkollën e Grupçinit 50 nxënës mësojnë në një klasë

Në shkollën e Grupçinit 50 nxënës mësojnë në një klasë

4 nëntor-“Kjo firmë më 17 shtator ka nënshkruar kontratën për rregullimin e katër klasave në shkollën tonë, problemi ka qenë edhe më parë dhe tani na përsëritet sërish. Kontrata i ka skaduar më 15 tetor, tani nxënësit me kushtet ekzistuese, janë duke mësuar. Mund të paraqitet edhe ndonjë epidemi. Do të bojkotojmë, do i heqim nxënësit patjetër, sepse sot jam detyruar klasat shtatë një dhe shtatë dy ti kombinoj shkaku se s’ka kushte që të mbahet mësimi”, deklaroi Nuredin Ismaili, drejtor i shkollës fillore ‘Pashko Vasa’.

Urim Hasipi
Tetovë

Në shkollën fillore ‘Pashko Vasa’ në Grupçin të Tetovës, gati dy javë mësojnë nga mbi 50 nxënës në një klasë. Shkak për këtë, është vonesa e punimeve në meremetimin e katër klasave të kësaj shkolle. Drejtori i shkollës Nuredin Ismaili, akuzoi kompaninë ‘Farkom’ nga Shkupi, se nuk i është përmbajtur afatit të përfundimit të punëve. Ai tha se mungesa e kushteve për mësim, do ta detyrojë që së shpejti të ftojë nxënësit në bojkotimin e mësimit.

“Kjo firmë më 17 shtator ka nënshkruar kontratën për rregullimin e katër klasave në shkollën tonë, problemi ka qenë edhe më parë dhe tani na përsëritet sërish. Kontrata i ka skaduar më 15 tetor, tani nxënësit me kushtet ekzistuese, janë duke mësuar. Mund të paraqitet edhe ndonjë epidemi. Do të bojkotojmë, do i heqim nxënësit patjetër, sepse sot jam detyruar klasat shtatë një dhe shtatë dy ti kombinoj shkaku se s’ka kushte që të mbahet mësimi”, deklaroi Nuredin Ismaili, drejtor i shkollës fillore ‘Pashko Vasa’.

Prej fillimit të vitit të shkollor, nxënësit e klasave të shtata të kësaj shkolle, mësojnë në klasën e parashkollores dhe në karrige të dedikuara për fëmijët 6 vjeçar. Drejtuesi i kompanisë ‘Farkom’ nga Shkupi, e cila realizon punët, vonesën e arsyeton me ndryshimin e kushteve klimaterike tha se ulja e temperaturës, ka ndikuar dukshëm në procesin e zhvillimit të punimeve. Për problemin në fjali, drejtori Nuredini, tha se e ka informuar edhe Ministrinë e Arsimit.
Bashkim Sulejmani

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *