Home / Lajme / Rajon / Në Shqipëri sekuestrohen 100 kilogramë marihuanë

Në Shqipëri sekuestrohen 100 kilogramë marihuanë

Tiranë, 17 nëntor
Droga, e sekuestruar në aksionin e quajtur “Porosia”, është prodhuar në fshatin Lazarat, ndërsa ka qenë e dedikuar për narko-tregun grek.

Urim Hasipi
Policia shqiptare, në afërsi të qytetit jugor Gjirokastër, ka konfiskuar 100 kilogramë marihuanë dhe ka arrestuar dy persona.

Droga, e sekuestruar në aksionin e quajtur “Porosia”, është prodhuar në fshatin Lazarat, ndërsa ka qenë e dedikuar për narko-tregun grek.

Më 31 tetor policia në Gjirkostër konfiskoi 200 kilogramë marihuanë në fshatin Lazarat, e cila gjithashtu është dashur të përfundojë në narko-tregun grek. Lazaratin policia e konsideron për një nga zonat ku me të madhe kultivohet marihuana. Shumë aksione policore në këtë rajon kanë qenë të pasukseshme sepse persona të paidentifikuar e presin dhe gjuajnë me armë zjarri ndaj policisë.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *