Home / Lajme / Maqedoni / Në USHT u shënua dita e flamurit

Në USHT u shënua dita e flamurit

26 nëntor
Me të vërtetë është një moment I rëndësishëm dhe kënaqësie për mua që të jem sot bashkë me ju që të festojmë së bashku të shënojmë së bashku një festë të tillë kombëtare e cila për më tepër se kaq është një fest me përmasa dhe koncepte evropjane sepse mvetësia e Shqipërisë ashtu sic është edhe mëvetësia e Kosovës, shënohet zhvillim dhe stabilitet në Evropë dhe I dhanë kësaj pjese të ballkanit një concept evropjan.
Pavarësia e Shqipërisë po shënohet sot këtu po fillon sot këtu porn ë të gjitha trevat shqiptare në të gjithë vatrat kontinetet tona festohet si dita e flamurit dita e pavarësisë dhe dita e bashkimit tonë kombëtarë”, tha Arben Cejku ambasador I Shqipërisë në vendin tonë .

Tetovë, -Me një akademi solemne në Tetovë, në amfiteatrin e USHT-së është shënuar 28 nëntori, Dita e Flamurit.Me këtë rast rektori I USHT-së Agron Reka, është shprehur se 28 nëntori ka një rëndësi të madhe për popullin shqiptar.” Drejtuesit e çështjes kombëtare në të gjitha periudhat e historisë sonë, rëndësi të veçantë i kushtuan edhe përhapjes së arsimit në gjuhën amtare, mirëpo, këto përpjekje u intensifikuan sidomos pas shpalljes së mëvetësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912. Prandaj, shënimi i kësaj date për Universitetin tonë paraqet një ditë të veçantë në rrugën e lirisë dhe pavarësisë, me këtë, edhe një fitore të madhe për zhvillimin e arsimit dhe shkollës shqipe në përgjithësi”, tha Reka.

Ndërkaq, ambasadori I shqipërisë Arben Çejku, tha se populli shqiptar gjithmonë ka qenë I përcaktuar nga evropa dhe krijimi I shtetit shqiptar ka qenë në frymën e stabilitetit të Evropës.

“Me të vërtetë është një moment I rëndësishëm dhe kënaqësie për mua që të jem sot bashkë me ju që të festojmë së bashku të shënojmë së bashku një festë të tillë kombëtare e cila për më tepër se kaq është një fest me përmasa dhe koncepte evropjane sepse mvetësia e Shqipërisë ashtu sic është edhe mëvetësia e Kosovës, shënohet zhvillim dhe stabilitet në Evropë dhe I dhanë kësaj pjese të ballkanit një concept evropjan.
Pavarësia e Shqipërisë po shënohet sot këtu po fillon sot këtu porn ë të gjitha trevat shqiptare në të gjithë vatrat kontinetet tona festohet si dita e flamurit dita e pavarësisë dhe dita e bashkimit tonë kombëtarë”, tha Arben Cejku ambasador I Shqipërisë në vendin tonë .

Ndërkaq, referatin kryesor për nder të 28 nëntorit e ka lexuar Fahari Ramadani, dekan I fakultetit filozofik në USHT.“Nga katër kryengritjet më e rëndësishmeja ishte ajo e përgjithmja e vitit 1912, ajo u shtri pothuajse në të gjitha teritoret shqiptare dhe kërkesë bazë e saj ishte krijimi I një shteti autonom shqiptarë, kryengritësit arritën të clironin Kosovën dhe disa teritore të tjera shqiptare kurse kulminacioni I kryengritjes u arit në Gusht të këtij viti kur u clirua njëra nga qendrat më të rëndësishme shqiptare qyteti I Shkupit”, tha Ramadani.

Ndryshe, akademia kushtuar ditës së pavarësisë së Shqipërisë, ka tubuar në USHT, zëvendëskryeministrin e qeverisë së Maqedonisë, Abdylaqim Ademi, Ministri I pushtetit Lokal Musa Xhaferi, zëvendëministren e arsimit Lindita Qazimi, rektorin e UEJL-së Alajdin Abazi, akademik Ali Aliu, si dhe përfaqësues të institucioneve tjera lokale dhe qendrore.

Komuna Feston Diten e Flamurit ne sheshin Iliria

Manifestim për nder të 28 nëntorit ditës së pavarësisë së shtetit Shqiptar sot ka organizuar edhe shkolla e mesme e mjekësisë në Tetovë, “ Nikolla Shtejn”, me ç`rast nxënësit e kësaj shkolle kishin pregsatitur një program të begatshëm me këngë dhe recitime kushtuar flamurit kuq e zi.Drejtori I kësaj shkolle Halit Dehari tha se kjo ditë është një festë për të gjithë shqiptarët ku ndodhen.Ndryshe, komuna e Tetovës, me rastin e 28 nëntorit, Ditës së Flamurit , të shtunën në ora 20:00, do të organizojë një manifestim të madh në sheshin “Iliria”. Pjesë e veçantë e këtij manifestimi do të jetë edhe koncerti me yjet e estradës shqiptare, bëri të ditur pres shërbimi i komunës së Tetovës.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *