Home / Lajme / Maqedoni / Nga 19 nëntori në Evropë pa viza

Nga 19 nëntori në Evropë pa viza

Në një deklaratë të shkruar, e cila u lexua nga raportuesja sllovene, Këshilli i BE-së, Komisioni dhe Parlamenti rënë dakord që vizat për këto tre vende të hiqen duke filluar nga data 19 dhjetor i këtij viti. Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit dhe votës së Parlamentit, i takon tashmë 27 ministrave të brendshëm evropianë që të japin fjalën e fundit për heqjen e vizave, në mbledhjen e tyre më 30 nëntor në Bruksel.

Në votimin në seancë plenare në Bruksel, Parlamenti Evropian miratoi raportin e eurodeputetes sllovene Tanja Fajon për pezullimin e vizave me Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë.

Në një deklaratë të shkruar, e cila u lexua nga raportuesja sllovene, Këshilli i BE-së, Komisioni dhe Parlamenti rënë dakord që vizat për këto tre vende të hiqen duke filluar nga data 19 dhjetor i këtij viti. Pas rekomandimit pozitiv të Komisionit dhe votës së Parlamentit, i takon tashmë 27 ministrave të brendshëm evropianë që të japin fjalën e fundit për heqjen e vizave, në mbledhjen e tyre më 30 nëntor në Bruksel.

Që nga momenti që do të hyjë në fuqi vendimi i tyre, siç theksohet në deklaratë, më 19 dhjetor, qytetarët e Maqedonisë, Malit të Zi dhe të Serbisë, që janë të pajisur me pasaporta biometrike, do të mund të qarkullojnë lirshëm në vendet e Shengenit, ku nuk bëjnë pjesë Britania e Madhe dhe Irlanda, por ku përfshihen edhe vende jo anëtare të BE-së, siç janë Zvicra, Norvegjia, Islanda dhe Lishtenshjtani, për një afat tre mujor, pa të drejtë pune në këto vende.

Raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, eurodeputeti slloven Jelko Kacin lavdëron Maqedoninë dhe i bën thirrje që të ndihmojë edhe Kosovën në përpjekjet që t’i hiqen vizat për BE.

Kacin ka përshëndetur suksesin e madh të Maqedonisë, e cila e para i ka përmbushur në tërësi të gjitha detyrimet nga plani për heqjen e vizave për BE, “në ç’mënyrë ka ndikuar pozitivisht edhe ndaj Malit të Zi dhe Serbisë, që të kompensojnë kohën e humbur”.

Njëkohësisht Kacin shpreson që Maqedonia tani mund ta ndihmojë Shqipërinë për heqjen e vizave. Kacin i kujton Maqedonisë se edhe Kosovës i nevojitet ndihma, e cila do të marrë planin për libelarizimin e vizave

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *