Home / Sport / Niko Rosberg firmos për Mercedes GP

Niko Rosberg firmos për Mercedes GP

Pas katër vitesh tek Uilliams, piloti gjerman më në fund ka nënshkruar për skuderinë që një javë më parë bleu Braun GP, duke ndryshuar edhe emrin.

Lajmin e ka konfirmuar vetë skuderia nga Shtutgarti. Rosberg, 24 vjeç (i biri i Keke Rosberg, kampion në vitin 1982), ka debutuar në Formula 1 në vitin 2006, në garën për çmimin e madh të Bahreinit. Që atëherë ka marrë pjesë në 70 gara, duke u ngjitur dy herë në podium.

Tashmë skuderia gjermane është vënë në kërkim të pilotit tjetër që do të drejtojë njërën nga makinat për vitin 2010. Kohët e fundit është përfolur mbi një rikthim të mundshëm të Mikael Shumaker. Megjithatë, nuk përjashtohet alternativa Nik Heidfeld apo Adrian Sutil.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *