Home / Sport / Novaci mund Shkëndijën

Novaci mund Shkëndijën

Shkëndija ka pësuar disfatë 2:0 nga Novaci, duke regjistruar disfatën e dytë në këtë sezon. Edhe pse në fshatin që gjendet në afërsi të Manastirit, “kuq e zinjtë” udhëtuan në kërkim të tre pikëve, në Tetovë kthen duarthatë, pasi nuk mundën të nxjerin më shumë në këtë takim që u zhvillua në kushte katastrofale për shkak të terenit të mbuluar me ujë.

Në kuadër të javës së 11-të , Shkëndija ka humbur në fushë të Novacit, me rezultat 2:0. Skuadra tetovare në këtë takim hyri në kërkim të tre pikëve për të përforcuar kreun e renditjes, mirëpo në fund u desh të pajtohen me disfatë. Ndeshja në pjesën më të madhe ishte e ekuilibruar, mirëpo vendasit më mirë u gjendën në terrenin e mbuluar me ujë. Ata në pjesën e parë dy herë gjetën rrjetën e Shkëndijës, që në fund u tregua të jetë vendimtare për epilogun e këtij takimi. Në pjesën e dytë “kuq e zinjtë” tentuan të rrikthehen, mirëpo pa mundur të ndryshojnë diçka në këtë drejtim. Për Shkëndijën kjo është disfata e dytë në këtë sezon, ndërsa ndeshja e tretë me rradhë si mysafirë në të cilën tetovarët nuk arrijnë të marrin fitoren.

Në ndeshjet tjera, Vllaznimi dhe Drita barazuan 1:1, ndërsa baraz u ndanë edhe Napredoku me Bregallnicën.

Rezultatet e javës së 11-të:
Novaci – Shkëndija 2:0
Vllaznimi – Drita 1:1
Lokomotiva – Skopje 1:2
Napredoku – Bregallnica 0:0
11 Oktomvri – Cementranica 2:2
Bellascia – Miravci 0:0
Ohri – Vllazërimi 4:1

Pas 11-të javëve renditjen vazhdon ta udhëheqë Shkëndija me 25 pikë, dy më shumë se Bregallnica që rradhitet e dyta. Skopje dhe Drita me nga 21 pikë ndajnë pozitën e tretë.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *