Home / Lajme / Maqedoni / Nxirret një trup i pajetë nga ujërat e Liqenit të Ohrit

Nxirret një trup i pajetë nga ujërat e Liqenit të Ohrit

Ohër, 7 nëntor
SPB-Ohër po punon në përcaktimin e identitetit të personit dhe shkaqet për vdekjen. Informatat e para tregojnë se bëhet fjalë për S.N. (62) zhdukja e të cilit u paraqit më datën 29 të muajit të kaluar.

Urim Hasipi
Një trup i pajetë i deri tani një personi të panjohur sot në mëngjes është gjetur në ujërat e Liqenit të Ohrit, në afërsi të portit të Ohrit.

Një ekip policor është në vendin ku është nxjerrë trupi dhe po bën ekspertizë, në prezencë të gjykatësit hetues.

SPB-Ohër po punon në përcaktimin e identitetit të personit dhe shkaqet për vdekjen. Informatat e para tregojnë se bëhet fjalë për S.N. (62) zhdukja e të cilit u paraqit më datën 29 të muajit të kaluar.

Ndërkohë policia e Ohrit po e vazhdon kërkimin edhe pas gruas tridhjetë e pesë vjeçare Leta C.P. e cila është zhdukur para dhjetë ditëve. Tani për tani gjurma e fundit nga ajo është çanta personale, e cila u gjet në afërsi të Spitalit të mëparshëm special për fëmijë në bregun e Liqenit të Ohrit

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *