Home / Sport / Pato: Kjo javë, vendimtare për Milanin

Pato: Kjo javë, vendimtare për Milanin

Sulmuesi brazilian i Milanit, Pato, deklaroi se java që vjen është tepër e rëndësishme për ekipin e tij dhe se ai është gati për ta përballuar atë me sukses.

“Do të fillojmë një javë shumë të rëndësishme, sepse të dielën luajmë përballë Kaljarit, një skuadër e fortë. Gjatë kësaj jave pushimi kam punuar fort për ta filluar sa më mirë dhe për të luajtur një ndeshje të madhe ditën e diel”, u shpreh 20-vjeçari për “Milan Channel”.

Pato ka shënuar shtatë gola me fanellën kuqezi deri tani, i fundit ishte ai i javës së kaluar në fitoren 2-1 ndaj Lacios në transfertë. Ai shprehet i kënaqur me pozicionin ku po luan në ndeshjet e fundit. “Ndoshta kam mësuar shumë gjëra në krahasim me sezonin e kaluar”, shtoi braziliani.

Talenti kuqezi shtoi s e ndien veten më mirë në krahun e djathtë të “tridhëmbëshit” të Leonardos: “Ndihem mirë me trajnerin, me skuadrën dhe mund të ndihmoj edhe në prapavijë. Jam i kënaqur që arrij të jap më të mirën në këtë pozicion”.

Gjithashtu lexo

Kastriot Tusha dhe “Ballistët” këndojnë “Xhamadani vija vija” midis Milanos (Video)

“Ballistët” janë duke bërë atmosferë fantastike në Milano dhe atyre u wshtw bashkuar edhe Kastriot …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *