Home / Lajme / Rajon / PD: Rama fajtor për korrupcionin

PD: Rama fajtor për korrupcionin

Tiranë, 18 nëntor – Partia Demokratike ka dhënë sot reagimin e parë, pas publikimit të indeksit të perceptimit të korrupsionit, një sondazh i organizuar nga Transparency International ku konstatohet se Shqipëria ka një rënie në krahasim me vitin e kaluar.

“Informojmë shqiptarët se shkaku kryesor i kësaj rënie qëndron në: 1) Qytezën Rama – Delijorgji me 51 pallate; 2) Në praktikën më korruptive në planet të dhënies së lejeve të ndërtimit nga Bashkia e Tiranës për vitin 2008 ku Rama me Eftimin dhe Shkrelin e vet mori 70% të lejeve të ndërtimit; 3) Qendron në procedurën e stërzgjatur dhe tejet korruptive të marrjes së lejeve në Tiranë, për të cilin Edi Rama renditet i 173 në botë me afatin rekord 399 ditë”, thuhet në kumtesën e PD-së.

Sipas, PD-së, këtu qëndron dhe shkaku kryesor i uljes së pikëve mbasi lejet e ndërtimit në vlerësimin e korrupsionit kanë peshën specifike më të lartë se të gjitha proceset e tjera.

“Fatmirësisht kjo praktikë korruptive merr fund dhe Shqipëria do të ngjisë me shpejtësi shkallët e suksesit, mbasi në muajt e ardhshëm hyn në fuqi “Ligji i ri i Urbanistikës” që përcakton afatin 45 ditor për dhënien e një leje dhe parimin “heshtja është miratim”. Kështu do të bjerë në këtë mënyrë ështe Kështjella e fundit e korrupsionit në Shqipëri që është Bashkia e Tiranës”, thuhet në fund të kumtesës

Gjithashtu lexo

Vdes ish-kryeministri Bajram Rexhepi – (VIDEO)

Ish- kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi ka ndërruar jetë pas një sëmundje për të cilën …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *