Home / Lajme / Maqedoni / PDSH fajëson BDI për diskirmin gjuhësor

PDSH fajëson BDI për diskirmin gjuhësor

25 nëntor-
”Pas maqedonishtes nga klasa e parë, është ku nënçmim dhe ofendim I radhës që u bëhet shqiptarëve.Situata veçmë është dramatike dhe I tejkalon të gjitha parashikimet për atë se sa servil dhe të etur për pushtet mund të bëhen këta njerëz që thirren në emër të legjitimitetit të popullit.Tashmë është e qartë se armiq të vërtetë të çështjes shqiptare jeni ju të BDI-së e jo Gruevski.Përfundimisht ju para popullit jeni të vdekur politikisht I vetmi shpëtim është të lëshoni këtë qeveri”, deklaroi Imer Aliu, gjatë një pres konference për gazetarë në Tetovë

Urim Hasipi
Tetovë-Partia Demokratike Shqiptare përmes anëtarit të kryesisë qendrore Imer Aliu, ka akuzuar BDI-së, pasi që nga ana e kësaj partie udhëhiqet komisioni parlamentar për arsim , komision ky që miratoi ndryshimet e ligjit për arsim fillor ku parashihet që I tërë dokumentacioni pedagogjik të zhvillohet në gjuhën maqedonase ku përfshihen edhe ditarët dhe e tërë evidenca tjetër në shkollat shqipe.

”Pas maqedonishtes nga klasa e parë, është ku nënçmim dhe ofendim I radhës që u bëhet shqiptarëve.

Situata veçmë është dramatike dhe I tejkalon të gjitha parashikimet për atë se sa servil dhe të etur për pushtet mund të bëhen këta njerëz që thirren në emër të legjitimitetit të popullit.Tashmë është e qartë se armiq të vërtetë të çështjes shqiptare jeni ju të BDI-së e jo Gruevski.Përfundimisht ju para popullit jeni të vdekur politikisht I vetmi shpëtim është të lëshoni këtë qeveri”, deklaroi Imer Aliu, gjatë një pres konference për gazetarë në Tetovë.

Sipas tij, kjo situatë e krijuar kërkon mobilizim të tërësishëm nga të gjitha shqiptarët, intelektualët, arsimtarët e prfesorët, shoqëria civile të vendohen në lëvizje për të parandaluar këta bukshkelë që kanë vendosur të shkatërrojnë gjithçka që është shqiptarë.”Ju bëjmë apel të gjitha institucioneve ndërkombëtare, Prishtinës dhe Tiranës zyrtare që të ndërhyjnë të ndërpritet kjo çmenduri e shkeljes së dinjitetit të shqiptarëve.

Ne si PDSH, do të vazhdojmë që të bashkëbisedojmë me qytetarët me qëllim të organizimit të tyre e me të vetmit synim që të parandalohet zbatimi I këtij ligji anëtishqiptar si dhe të gjejmë mekanizma për shfuqizimin e të njejtit ligj”, tha Aliu

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *