Home / Lajme / Maqedoni / PDSH inicativë për shfuqizimin e maqedonishtës nga klasa e parë

PDSH inicativë për shfuqizimin e maqedonishtës nga klasa e parë

20 nëntor
Partia Demokratike Shqiptare dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese nismën për rrëzimin e ligjit, i cili parashikon që fëmijët shqiptarë nga klasa e parë ta mësojnë gjuhën maqedonase. Sipas PDSH-së me këtë vendim diskriminohen nxënësit shqiptarë, pasi detyrohen t’i mësojnë dy gjuhë të huaja, atë maqedonase dhe angleze.
“Ky vendim është në kundërshtim edhe me dispozitat e Ligjit për arsim fillor në nenin 2, në të cilin thuhet se ndalohet çfarëdo diskriminimi në baza nacionale dhe racore. Gjithashtu vlerësojmë se ky vendim është në kundërshtim edhe me konventat ndërkombëtare përkatësisht me Deklaratën universale për të drejtat e njeriut dhe Konventën evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut”, deklaroi përfaqësuesja e PDSH-së, Rudina Shaqiri.

Partia Demokratike Shqiptare dorëzoi në Gjykatën Kushtetuese iniciativën për vlerësim të kushtetushmërisë dhe Ligjshmërisë së vendimit të Qeverisë BDI-VMRO me të cilin nxënësit shqiptarë detyrohen që të mësojnë gjuhën maqedonase nga klasa e pare.

“PDSH vlerëson se me këtë vendim nxënësit shqiptarë vendohen në pozitë diskriminuese në raport me moshatarët e tyre maqedonas pasi që gjatë ndjekjes së procesit edukativo arsimor ata detyrohen të mësojnë dy gjuhë joamëtare( gjuhën maqedone dhe gjuhen angleze) nga mosha 6 vjecare kurse e njëjta nuk vlen për nxënësit maqedonas pasi që ata duhet të mësojnë vetëm një gjuhë joamtare(gjuhën angleze). Me imponimin e oligimit për mësim të gjuhës maqedonase nga klasa e parë,
Urim Hasipi
BDI dhe VMRO proklamojnë eksluzivitet të vetëm njërës nga dy gjuhët zyrtare që sipas nenit 7 të Kushtetutës janë gjuhë zyrtare në Republikën e Maqedonisë”, ka theksuar zëdhënësja e kësaj partie, Rudina Shaqiri.

Sipas saj, ky vendim është në kundërshtim edhe me dispozitat e Ligjit për arsim fillor, neni 2 ku thuhet se ndalohet çfarëdo lloj diskriminimi në baza nacionale dhe racore.

“Gjithashtu vlerësojmë se ky vendim është në kundërshtim edhe me Konventat ndërkombëtare si: Deklarata Universale për të drejtat e njeriut, Konventës europjane për mbrojtje të të drejtave të njeriut. Dhe përfundimisht vendimi për mësim të gjuhës maqedone nga klasa e parë nuk përkon as me parimet bazë arsimore dhe pedagogjike.

Ky konstatim buron nga fakti se imponimi i mësimit të dy gjuhëve joametare për nxënësit shqiptarë nga mosha 6 vjecare është ngarkesë shtesë dhe negativisht do të ndikojë në zhvillimin psiko-fizik të nxënësve”, ka theksuar zëdhënësja e kësaj partie, duke kërkuar që ky vendim të shfuqizohet nga Gjykata Kushtetuese, para e të implementohet zbatimi i gjuhës maqedonase nga gjysëmvjetori i dytë i vitit shkollor 2009/2010.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *