Home / Lajme / Maqedoni / PDSH:Ministri Osmani indiferent ndaj gripit të derrave

PDSH:Ministri Osmani indiferent ndaj gripit të derrave

4 nëntor-”Ministria me të cilën ai e drejton nuk përgatiti fllaerë adekuatë për masat preventive kundër gripit të derrave.Nuk u organizuan debate publike as trajnime, tryeza të rrumbullakta, ku do të qartësoheshin dilemat pro ose kundër vaksinave.Së dyti procedurat për furnizim me mjete dezinfektimi nuk u zhvilluan në kohë të duhur.Asgjë nuk është bërë në drejtim të sanimit të nyjeve sanitare nëpër banesat kolektive, siç janë shkollat, internatet, azilet e pleqve ku probabiliteti për përhapjen e gripit është I madh”, deklaroi Ferati, në press konferencën me gazetarë në Tetovë.

Urim Hasipi
Tetovë, Partia Demokratike Shqiptare ka akuzuar Ministrin e Shëndetësisë Bujar Osmani për shkak të neglizhencës së tij ndj masave preventive kundër gripit H1N1.Sipas PDSH-së, dikasteri të cilina I e drejton është dashur me kohë të zbatojë rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.Sipas Merale Feratit, deputete e PDSH-së dhe kryetare e komisionit për shëndetësi në PDSH-, ministri Osmani, nuk përcolli rekomandime të qartë deri te qytetarët e të gjitha niveleve dhe profieleve.

”Ministria me të cilën ai e drejton nuk përgatiti fllaerë adekuatë për masat preventive kundër gripit të derrave.Nuk u organizuan debate publike as trajnime, tryeza të rrumbullakta, ku do të qartësoheshin dilemat pro ose kundër vaksinave.Së dyti procedurat për furnizim me mjete dezinfektimi nuk u zhvilluan në kohë të duhur.Asgjë nuk është bërë në drejtim të sanimit të nyjeve sanitare nëpër banesat kolektive, siç janë shkollat, internatet, azilet e pleqve ku probabiliteti për përhapjen e gripit është I madh”, deklaroi Ferati, në press konferencën me gazetarë në Tetovë.

Ajo ka rikujtuar ministrin se preventiva do të kushtonte më lirë se shërimi I pacientëve.

”Ministri Osmani përqëndrohet te testimi I personave që vijnë nga bota e jashtme duke anashkaluar qytetarët e vendit të cilët ndoshta tashmë janë të infektuar me virusin H1N1 dhe mund të ndodh që të kemi përhapje të mëdha të gripit.Vlen të përmendet se në pjesën perendimore të vendit, në zonat ku jetojnë shqiptarët dhe mësojnë shqiptarët në shkolla pa kushte përkatëse nëpër paralele me numër enorm të nxënësve pa nyje sanitare sidomos në Strugë ku nxënësit jetojnë në kontanierë mundësia e përhapjes së gripit është shumë e madhe”, deklaroi ajo.

Sipas saj, “Maqedonia është në pritje të 100 mijë vaksinave ndërsa dilema për çmimin e tyre mbetet e hapur kurse sipas të gjitha gjasave çmimet e vaksinave do të jenë astronomike për qytetarët e Maqedonisë të cilët edhe ashtu janë buzë varfërisë së thellë”, nënvizoi Merale Ferati.

Partia Demokratike Shqiptare ka bërë të ditur se ka shtuar radhët e saj sa I përket shërbimit për informim në këtë partie.Kështu në postin e zëdhënësit përveç Adriatik Imerit, do të jetë edhe Rudina Shaqiri, ndërsa shef I kabinetit të kryetarit Menduh Thaçi do të jetë Luan Tresi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *