Home / Sport / Perez paralajmeron trajnerin Pellegrini

Perez paralajmeron trajnerin Pellegrini

Zyrtarizohet pakenaqesia e drejtuesve te Real Madrid ndaj trajnerit Manuel Pellegrini.

Tekniku kilen qe ka marre besimin e Valdanos nuk eshte me nje pike referimi per presidentin Florentino Perez. Pas eleminimit nga Kupa e Mbretit, Perez ka kercenuar jo vetem Pellegrini-n nga posti i trajnerit por edhe vete Jorge Valdano-n si drejtor i pergjithshem.

Perez nuk ka arritur te gelltise menaxhimin e ceshtjes se portugezit Ronaldo dhe mungesen e Guti-t ne ndeshjen e kthimit kunder Alcorcon edhe pse komisioni i disiplines e fali per gjestet jo sportive ne drejtim te tifozeve gjate ndeshjes se pare.

Nje tjeter “mine me sahat” per teknikun eshte edhe Raul qe ka deklaruar se lojtaret duan shume kohe per t’u pershtatur me skemat e Pellegrini-t. Ne dispozicion te trajnerit mbeten tre ndeshje, mes te cilave edhe derbi ne “Camp Nou” me Barcelonen.

Megjithate nga Madridi arrin edhe nja mundesi tjeter. Jorge Valdano sërish shihet si opsion për të pasuar Manuel Pellegrinin në pozitën e trajnerit të Real Madridit.

Sipas sportives spanjolle Sport, Menaxheri Gjeneral i Realit, Valdano, është kandidati kryesor për të pasuar kilianin nëse ky i fundit dështon të përmirësojë rezultatet.

Presidenti i klubit Florentino Perez nguron të sjellë ndonjë emër të ri nga jashtë dhe dëshiron që Valdano të marrë këtë detyrë, edhe pse argjentinasi nguron në këtë drejtim

Gjithashtu lexo

City: 300 mln euro për Messi-n – (VIDEO)

Klubi anglez, Mançester Sity është i gatshëm të bëjë çmendurinë e radhës në tregun e …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *