Home / Lajme / Maqedoni / PPD:Gruevski takime sekrete me palën Greke

PPD:Gruevski takime sekrete me palën Greke

Tetovë, 19 nëntor
Kontesti I stërzgjatur I emrit është vetëm një bllof dhe një tentim për manipulim përmes së cilës dëshirohet të suprimohet e drejta e shqiptarëve për të qenë pjesë konstitucionale e Maqedonisë së Re”, tha Haruni, gjatë një takimi me gazetarë të enjten në Tetovë.

Urim Hasipi
Partia për Prosperitet Demokratik ka akuzuar koalicionin qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI, se po punon në dëm të intersave të qytetarëve të saj dhe veçanërisht në dëm të shqiptarëve.

Sipas kreut të kësaj partie, Gruevski vazhdon të ndërtojë diga për akumullimin e konfklikteve ndëretnike.

”E rikujtojmë BDI-në dhe Ali Ahmetin, se shqiptarët nuk derdhën gjak dhe nuk ia dhanë votën që të injorohen kërkesat e tyre për të qenë krejtësisht të barabartë në shtetin e përbashkët dhe për të vendos për të gjitha dukuritë shoqërore pjesë e të ciës janë edhe shqiptarët.
Tani më shqiptarët janë të bindur se BDI dhe Ali Ahmeti as që kanë ndërmend ta zgjidhin statusin juridik-politik të shqiptarëve, konform kërkesave të përhershme të shqiptarëve për të qenë të barabartë dhe shtetformues në shtetin e përbashkët e jo për të mbetur minoritet, gjegjësisht pakicë kombëtare siç parasheh Marrëveshja eOhërit” deklaroi Sejfedin Haruni, kryetar I PPD-së.

Sipas tij kreu I integristëve Ali Ahmeti, as në koalicionin me Cërvenkovskin as në koalicionin me Gruevskin, nuk arriti t`I përmbush kërkesat e shqiptarëve.

”Madje në disa aspekte shumë procese politike për shqiptarët morrën kahje retrograde dhë në dëm të tyre.

Për këtë gjithsesi se Ali Ahmeti dhe BDI-ja do të marrin dënimin politik të merituar në zgjedhjet e ardhshëme.

Ne si PPD, kemi informacione të sakta se kreu I shtetit realizon takime sekrete me palën greke dhe në këto takime sekrete përgatitet një komplot më I rrezikshëm për të tashmen dhe për të ardhmen e shqiptarëve.

Kontesti I stërzgjatur I emrit është vetëm një bllof dhe një tentim për manipulim përmes së cilës dëshirohet të suprimohet e drejta e shqiptarëve për të qenë pjesë konstitucionale e Maqedonisë së Re”, tha Haruni, gjatë një takimi me gazetarë të enjten në Tetovë.

Haruni tha se PPD-ja është e gatshme çdo herë të marrë pjesë në zgjedhjet eventuale të parakohëshme.

”Pas 7 dhjetorit apo në fillim të vitit të ardhshëm do të ketë destabilizim të Maqedonisë sepse deri më 7 dhjetor nuk do të ketë zgjidhje të kontestit të emrit dhe ketë skenare për destabilizim dhe zgjidhje e kësaj do të jenë zgjedhjet e parakohëshme, pra do të ndodh njejtë si pas samitit të Bukureshtit”, deklaroi kryetari I PPD-së.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *