Home / Lajme / Maqedoni / ”Prishet” koalicioni lokal DR -BDI

”Prishet” koalicioni lokal DR -BDI

25 nëntor-
“Detajet do të jepen më vonë, ndërsa sa I përket bashkëpunimit në komunën e Tetovës, ka patur shkelje të njëanëshme nga ana strukturave lokale të BDI_së të marrëveshjes së arritur dhe strukturat lokale të DR-së do ta rishikojnë përkrahjen që deri më tani I kanë dhënë BDI-së.Edhe në nivel të të gjitha komunave në shumicën e rasteve strukturat e BDI-së e kanë shkelur marrëveshjen e arritur dhe shumë shpejht do të shqyrtohet pozicioni I Dr”, deklaroi zëdhënësi I DR-së Arjanit Hoxha.

Urim Hasipi
Tetovë, -Demokracia e Re do të shqyrtojë bashkëpunimin e mëtejshëm në nivel lokal me BDI-në.

Kjo për shkak të shkeljes së marrëveshjes së arritur nga ana e strukturave lokale të BDI-së.Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësi I demokracisë së Re Arjanit Hoxha.Sipas tij, vendimin për bashkëpunimin e mëtejshëm në këshillin e komunës së Tetovës do ta marrin vetë strukturat lokale të Demokracisë së Re.

Ndërkaq, sot , përderisa 11 këshilltarët e komunës së Tetovës nga radhët e BDI-së dhe katër nga VMRO-DPMNE –ja, nuk kanë marrë pjesë në seancën e këshillit, këshilltarët e PDSH-së me këshilltarët e partive tjera nga DR, LSDM, VMRO-Popullore, PRSD kanë mbajtur seancën me të cilën ka kryesuar këshilltarja e PDSH-së Vjollcë Berisha.

16 këshilltarë të pranishëm në seancë ndërsa 15 nuk kanë qenë.

Këshilltari I BDI-së Qefali Avzija ka deklaruar se “ seanca e këshillit është shtyer për ditën e hënën për shkak të një kërkese të këshilltarëve të BDI-së për shkak të harmonizimit të qëndrimeve për rendin e ditës ku ka pika kontestuese dhe pika shtesë”, tha Avzija.

Ajo që është më e rëndësishme se në seancë kanë qenë të pranishëm dy këshilltarët e Demokracisë së Re, të cilët kanë një koalicion lokal me BDI-në.Prishet apo jo ky koalicon nuk janë dhënë detaje por sipas kryesuesit të këshillit Irfan Emini, është qëndrim I këshilltarëve të Dr se a do të marrin pjesë në seancë ose jo.

Emini ka sqaruar se ka parashtruar një kërkesë deri te sektori për veprimtari juridike që të shtyhet seanca deri më 30 nëntor.”Përgjigja e tyre ka qenë se gjithçka është në rregull por ka qenë dëshirë e vetë këshilltarëve që të mbajnë seancë.

Nuk mund të jap sqarime për këshilltarët e DR ato mund të japin vetë sqarime.Nuk kam informacione se çfarë ka ndodhur në këshill”, tha Irfan Emini.

“Detajet do të jepen më vonë, ndërsa sa I përket bashkëpunimit në komunën e Tetovës, ka patur shkelje të njëanëshme nga ana strukturave lokale të BDI_së të marrëveshjes së arritur dhe strukturat lokale të DR-së do ta rishikojnë përkrahjen që deri më tani I kanë dhënë BDI-së.Edhe në nivel të të gjitha komunave në shumicën e rasteve strukturat e BDI-së e kanë shkelur marrëveshjen e arritur dhe shumë shpejht do të shqyrtohet pozicioni I Dr”, deklaroi zëdhënësi I DR-së Arjanit Hoxha.

Ndryshe 16 këshilltarët në seancën e sotme miratuan vendimin për ndarjen e 4 milion e 973 mijë e 636 denarë për profunksionomin e deponisë Rusino të cilët do të përdoren për realimin e punëve gjeodete, hapja e dy gropave për deponimin e hedhurinave, ndërtimin e stacionit të pompës.Këshilltarët në mënyrë unanime vendosën që të kompensojnë shpenzimet e bëra për preventivë për shkak të rreshjeve të mëdha të shiut në teritorin e komunës së Tetovës në shumë prej 1 milion e 953 mijë e 490 denarë për firmat të cilët I kanë kryer punët.

Gjithashtu lexo

Sali Berisha: “Shkëndija” e Tetovës bën sot historinë!

Ish- kryeministri Sali Berisha i kushton një status ndeshjes mes Milanit dhe Shkëndijës së Tetovës, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *