Home / Lajme / Maqedoni / Promovohet numri i parë revistës Studenti për këtë vit akademik

Promovohet numri i parë revistës Studenti për këtë vit akademik

20 nëntor-
Në Amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, u promovua numri i parë i revistës studentore Studenti për vitin akademik 2009/2010. Në prani të një numri të madh të studentëve dhe profesorëve, kryetari i PS-USHT, Shaban Arsllani, uroi redaksinë e revistës për punën e bërë dhe shtoi se kjo revistë në të ardhmen duhet të jetë zëri i fuqishëm i studentëve të USHT-së.

Urim Hasipi
Në Amfiteatrin e Rektoratit të USHT-së, u promovua numri i parë i revistës studentore Studenti për vitin akademik 2009/2010. Në prani të një numri të madh të studentëve dhe profesorëve, kryetari i PS-USHT, Shaban Arsllani, uroi redaksinë e revistës për punën e bërë dhe shtoi se kjo revistë në të ardhmen duhet të jetë zëri i fuqishëm i studentëve të USHT-së.

Përgjegjësi i Zyrës për Informim të USHT-së, Selam Sulejmani, në fjalën e tij theksoi se botimi i numrit të ri të revistës ”Studenti” është një sukses i radhës i punës dhe aktiviteteve të studentëve të USHT-së.
“Tani më, studentët e USHT-së kanë mundësi që në këtë revistë të prezantojnë shkrimet e tyre nga sfera të ndryshme të jetës studentore, opinione, punime me karakter shkencor dhe krijime artistike. Ne jemi të bindur se revista ,,Studenti” do të shërbejë në avancimin profesional të studentëve”, tha përgjegjësi i Zyrës për Informim, Selam Sulejmani, duke shtuar se revistat, librat dhe botime tjerë janë përcjellësit më të denjë të qytetërimit.

“Jeta studentore nuk është thjesht një kohë për të grumbulluar informacion dhe për të përfituar një diplomë. Përtej kësaj, ajo është koha më e volitshme për të bërë zgjedhje, për t’i dëshmuar aftësitë, që më pas do të na drejtojnë në jetë. Duam apo jo, kjo është periudha vendimtare për arritje të atyre vlerave që do të bëhen epiqendra e jetës sonë”, tha Sulejmani.

Kryeredaktori i revistës së studentëve të USHT-së, Studenti, Miftar Emini, theksoi se revista Studenti, ka për qëllim që të shpreh qëndrimet, pikëpamjet, opinionet dhe vlerësimet rreth ngjarjeve aktuale, çështjeve dhe problemeve të cilat i tangojnë studentët. “Ne si mjet informimi për t’i shprehur mendimet dhe idetë tona si studentë, kemi për qëllim që mjet përdorimi të jetë pikërisht revista Studenti, pasi në këtë revistë, çdo kush mund të gjejë veten dhe mund të shpreh mendimin e tij, për atë që mendon se duhet të thuhet”, deklaroi kryeredaktori i revistës studentore Studenti, Miftar Emini.
Ai më pas para të pranishmëve prezantoi materialet e këtij numri të revistës, ku bie në spikamë, intervista me rektorin e USHT-së, Doc.dr. Agron Rekën.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *