Home / Lajme / Rajon / PS-USHT, mori pjesë në “Ditën Ndërkombëtare të Studentit”, në Tiranë

PS-USHT, mori pjesë në “Ditën Ndërkombëtare të Studentit”, në Tiranë

20 nëntor-
Para pak ditësh u shënua në mbarë kontinentin tonë 20-vjetori i rënies së Murrit të Berlinit, si një ngjarje që lidhet me ndryshimet e mëdha të rënies së periudhës së komunizmit dhe hapjes së rrugës për demokratizimin e shoqërive të vendeve të bllokut të dikurshëm socialist. Ndërsa sot, më 17 nëntor po shënojmë një datë tjetër të rëndësishme, e cila lidhet me arsimin e lartë dhe sferën akademike, Ditën Ndërkombëtare të Studentit.

Urim Hasipi
Në fjalimin e tij para pjesëmarrësve,ku të pranishëm ishin kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule dhe personalitete nga jeta publike, kryetari i PS-USHT-së Shaban Arsllani theksoi se muaji nëntor i këtij viti po shënon data të rëndësishme, për përvjetorë që lidhen me historinë tonë kombëtare, por edhe me ngjarje të cilat kanë lënë gjurmë në historinë më të re të Evropës.

Para pak ditësh u shënua në mbarë kontinentin tonë 20-vjetori i rënies së Murrit të Berlinit, si një ngjarje që lidhet me ndryshimet e mëdha të rënies së periudhës së komunizmit dhe hapjes së rrugës për demokratizimin e shoqërive të vendeve të bllokut të dikurshëm socialist. Ndërsa sot, më 17 nëntor po shënojmë një datë tjetër të rëndësishme, e cila lidhet me arsimin e lartë dhe sferën akademike, Ditën Ndërkombëtare të Studentit.

Kjo datë e përkujton 17 nëntorin e vitit 1939, të ndërhyrjes naziste në Universitetin e Pragës, pas demonstratave studentore kundër pushtimit të Çekosllovakisë dhe ekzekutimin pa gjyq të nëntë udhëheqësve të demonstratave studentore dhe profesorëve, dërgimin e mbi 1.200 studentëve në kampet e përqendrimit dhe mbylljen e të gjitha universiteteve dhe kolegjeve Çeke.

Për shkak të kësaj date, 17 nëntori është shpallur si Dita Ndërkombëtare e Studentëve. Ne përfaqësuesit e studentëve të Universitetit Shtetëror të Tetovës, më shumë se askush tjetër e kemi përjetuar përdorimin e dhunës kundër arsimit dhe lirisë akademike. Universiteti ynë është institucioni i parë i arsimit sipëror në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë, i cili u hap më 4 qershor të viti 1994, por që u prit me represalie të papara nga regjimi i asaj kohe.

Me dhjetëra profesorë dhe studentë u burgosën, kurse fillimi i ligjëratave të para rezultoi me përdorim të dhunës dhe terrorit nga forcat policore, me vrasjen e një protestuesi dhe plagosjen e shumë studentëve, profesorëve dhe qytetarëve.

Vetëm pas dhjetë vjetësh përpjekjesh këmbëngulëse të profesorëve dhe studentëve u arrit që Universiteti i Tetovës të përligjet dhe ta vazhdojë veprimtarinë e tij si institucion i arsim të lartë, i vetmi në gjuhën shqipe në Republikën e Maqedonisë.

Kryetari PS-USHT-së Shaban Arsllani në përmbyllje të fjalimit u shpreh se shënimi i kësaj date ka rëndësi të veçantë, ndërsa e drejta për arsimim, pa dallim të përkatësisë etnike, racore, gjuhësore, fetare dhe sociale, si dhe sigurimi i lirisë akademike, për ne do të mbeten përherë vlera fundamentale në fushën e lirive dhe të drejtave të njeriut.

Delegacioni i PS-USHT-së në Tiranë ka realizuar takime pune me Rektorin e Universitetit të Tiranës Dhori Kulen, drejtuesit e Qeverive Studentore të universiteteve publike-private ku është biseduar për thellimin e bashkëpunimit shkencor në mes USHT-së dhe Universiteteve të Shqipërisë.

Gjithashtu lexo

Dënohet deputeti zviceran që ironizoi me vrasjen e një shqiptari në xhami

Gjykata e Qarkut në Sitten/Sion (Kantoni Valis) ka dënuar deputetin nacional Jean-Luc Ador për diskriminim …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *