Home / Lajme / Maqedoni / Pushon veprimtarinë Polet

Pushon veprimtarinë Polet

20 nëntor-
Për shkak të problemeve fiskale dhe me vendim të ekzekutuesit, ndërmarrja Polet momentalisht nuk ushtron veprimtarinë e saj, ka deklaruar administratori i ri i ndërmarrjes Polet Zoran Bllazhevski.Ai tha se me vendim të Gjykatës themelore të Tetovës, prona e Ndërmarrjes Publike “Polet” e komunës së Tetovës, është në fazën e ekzekutimit dhe të gjitha kompetencat mbi këtë ndërmarrje I ka gjyqi.

Urim Hasipi
Përfundimisht pushon së funskionuari ndërmarrja Polet.Pas më shumë se katërdhjetë vjet punë, të enjten është pezulluar edhe linja e vetme që funskiononte këtyre tre viteve të kaluara Tetovë-Durrës-Tiranë.

Për shkak të problemeve fiskale dhe me vendim të ekzekutuesit, ndërmarrja Polet momentalisht nuk ushtron veprimtarinë e saj, ka deklaruar administratori i ri i ndërmarrjes Polet Zoran Bllazhevski.

Ai tha se me vendim të Gjykatës themelore të Tetovës, prona e Ndërmarrjes Publike “Polet” e komunës së Tetovës, është në fazën e ekzekutimit dhe të gjitha kompetencat mbi këtë ndërmarrje I ka gjyqi.Kohë më parë komuna e Tetovës ka reaguar përmes një komunikate për media ka vlerësuar ekzekutimin e vendimit të gjyqit për shitjen e pronës së ndërmarrjes “Polet”, themelues i së cilës është këshilli i komunë së Tetovës, se I njejti vendim bart në vete një sërë parregullsish, të cilat dëshmohen nëpërmjet fakteve të shumta.” Refuzimi permanent i punëtorëve për të mos u tjetërsuar prona e “Poletit” dëshmohet edhe nëpërmjet konkluzioneve të mbledhjes së sindikatës dhe punëtorëve të “Poletit” të mbajtur më 8 maj 2009, nëpërmjet të cilave kërkohet ristartimi i punës së kësaj ndërmarrjeje dhe angazhimi i njerëzve profesionist, avokatëve që nëpërmjet padisë të ndërpresin tjetërsimin e paligjshëm të pronës së “Poletit”.

Një konkluzion tjetër i punëtorëve në këtë mbledhje ka qenë edhe caktimi i administratorit të ri për këtë ndërmarrje. Edhe pse i emëruar nga këshilli i komunës së Tetovës, administrator i ri, Zoran Blazhevski, me vonesë dhe krejt me qëllim të drejtën e nënshkrimit nga regjistri qendror e ka marrë me 22 tetor.

Ky është një argument plus që tregon për manipulimin në tjetërsimin e pronës.Në vijë të këtij tjetërsimi të pronës, udhëheqësi kadastrës së Tetovës, pa përfaqësues të themeluesit, komunës së Tetovës, u ka dhënë listë pronësie, duke bërë shkelje të ligjit dhe shpërdorim të detyrës”, thuhej në kumtesën e komunës së Tetovës.

Ndonëse atë kohë me qëllim që të mbrohet interesi i punëtorëve të Ndërmarrjes Publike “Polet” dhe për të ndërprerë tjetërsimin e pronës, që është kërkesë e sindikatës dhe e punëtorëve të kësaj ndërmarrjeje publike, kryetari i komunës së Tetovës kishte kërkuar masë të përkohshme nga gjykata themelore e Tetovës, për të ndriçuar rastin dhe për ta pezulluar ekzekutimin nga ana e ekzekutuesit, por kjo nuk është realizuar, andaj Polet prej të enjtes nuk zhvillon asnjë veprimtari.

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *