Home / Lajme / Maqedoni / QMK-ja falënderon komunën e Tetovës për menaxhim efektiv pas vërshimeve të shiut

QMK-ja falënderon komunën e Tetovës për menaxhim efektiv pas vërshimeve të shiut

19 nëntor
Kryetari i komunës së Tetovës, Porf.Dr. Sadi Bexheti, tha se ne si komunë më e madhe në rajonin e Pollogut, kemi shumë më shumë angazhime se sa komunat tjera më të vogla që gravitojnë në këtë rajon, pasi që në kuadër të komunës së Tetovës funksionon njësiti i zjarrfikësve, por për fat të keq gjendja e automjeteve të këtij njësiti është e vështirë. “Në si komunë kemi kërkuar nga Qendra për Menaxhim me Krizat që të ndihmojë lidhur me vërshimet e fundit që ndodhen në komunën e Tetovës, por përgjigja ka qenë se ne duhet të intervenojmë vet. Dhe, ne këtë e bëmë”, tha kryetari i komunës së Tetovës Prof.Dr. Sadi Bexheti

Urim Hasipi
Komuna e Tetovës, ka qenë nikoqire e takimit të kryetarëve të komunave të regjionit të Pollogut, që është iniciuar nga Qendra për Menaxhimin e Krizave e Republikës së Maqedonisë . Gjatë këtij takimi biseda është fokusuar në mënyrën e funksionimit të QMK-së dhe detyrat e saj, ndërsa theksi është vënë mbi bashkëpunimin më efektiv të kësaj qendre në nivel regjional dhe lokal.
Gjatë këtij takimi është potencuar nevoja që komunat të kontaktojnë me qendrat rajonale për menaxhim me krizat, të cilat ndodhen njëra në komunën e Tetovës dhe tjetra në komunën e Gostivarit.

Kryetari i komunës së Tetovës, Porf.Dr. Sadi Bexheti, tha se ne si komunë më e madhe në rajonin e Pollogut, kemi shumë më shumë angazhime se sa komunat tjera më të vogla që gravitojnë në këtë rajon, pasi që në kuadër të komunës së Tetovës funksionon njësiti i zjarrfikësve, por për fat të keq gjendja e automjeteve të këtij njësiti është e vështirë.

“Në si komunë kemi kërkuar nga Qendra për Menaxhim me Krizat që të ndihmojë lidhur me vërshimet e fundit që ndodhen në komunën e Tetovës, por përgjigja ka qenë se ne duhet të intervenojmë vet. Dhe, ne këtë e bëmë”, tha kryetari i komunës së Tetovës Prof.Dr. Sadi Bexheti.

Përfaqësuesi i QMK-së, Dushko Vasilevski, ka falënderuar kryetarin e komunës së Tetovës Prof.Dr. Sadi Bexhetin, për mënyrën efikase të organizimit të ekipeve të tij, për menaxhimin me krizat, sidomos tash pas vërshimeve të mëdha të shiut që ndodhën në rajonin e Tetovës. Ai tha se kryetari Bexheti vuri ne gjendje gatishmërie të gjithë stafin e ndërmarrjeve që funksionojnë në kuadër të komunës së Tetovës dhe intervenoi në kohë në rastet e paraqitura pas reshjeve të shiut, në Reçicë të Madhe, Poroj, Sellcë të Tetovës, në shtratin e lumit Shkumbin dhe në lagjen Teqe.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *